Report Tv siguron dosjen/ Si ndodhi atentati në banesën e Gentian Bejtjas, autorët hynë brenda në oborr! I vranë kunatin e plagosën fëmijët

Zbulohet dinamika e atentatit të ndodhur më 3 korrik në banesën e Gentian Bejtjas, ku mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sina dhe të plagosur dy fëmjët e tij të mitur. Gazetarja e Report TV, Keti Banushi, ka siguruar dokumentin e vlerësimit të masës së sigurisë për Valter Bamin i arrestuar në lidhje me këtë atentat. 

Sipas dosjes brenda në banesë u gjetën 24 gëzhoja model 56, kalibër 7.62 mm, një predhë e dëmtuar, në murin e banesës dhe murin rrethues të avillisë janë kontatuar dëmtime në formë vrime të shkaktuara predhat e fishekëve të armëve të zjarrit.

‘Ramazan Sino ka qenë Tiranë me motrën e tij A.B, e cila është bashkëshortja e Gentian Bejtjes, si dhe dy nipat e mitur. Pasi kanë kryer disa vizita mjekësore për nipin, ata kanë udhëtuar me automjetin Audi me targë AA700XH, në drejtim të fshatit Larushk. Pasi kanë mbërritur në banesë, kur po zbrisnin nga automjeti, para hyrjes kryesore të shtëpisë, persona të paidentifikuar kanë hyrë brenda në oborr dhe kanë hapur zjarr në drejtim të tyre, ku ka gjetur vdekjen Ramazan Sino, si dhe janë plagosur dy nipat e tij.  Në oborrin e banesës me avlli të lartë, janë gjetur 24 gëzhoja model 56, kalibër 7.62 mm, një predhë e dëmtuar, në murin e banesës dhe murin rrethues të avllisë janë konsturuar dëmtime në formë vrime të shkaktuara predhat e fishekëve të armëve të zjarrit.’- thuhet në dosje.

Pas atentati policia ka shoqëruar dhe pyetur Valter Bamin të cilit i janë gjetur gjurmë baruti në duar.

‘Shtetasit i janë marrë faktorë plotësues të qitjes me tampon magnetik standart nga të dyja duart. Në tamponin  me të cilin janë marrë mbetje në dorën e majtë të Valter Bamit, u evidentua prania e një mikrogrimce e vetme me prejardhje nga lënda mbushëse e kapsollës së fishekut të armëve të zjarrit në dorën e majtë.  Ne tamponin tjetër objekt ekspertimi me te cilin janë marre mbetje nga dora e djathtë nuk u evidentuan mikrogrimca të tilla.’- thuhet në dosje.

Në dosjen e prokurorisë, thuhet se kontrolli në banesën e Valter Bamit më 4 korrik nuk ka gjetur sende të kundërligjshme. 

"Nga kontrolli i banesës së shtetasit Valter Bami më datë 04.07.2023, ka rezultuar se në banesë nuk janë gjetur sende të kundërligjshëm. Ndodhur në këtë situatë, në kushtet kur ekzistonte rreziku që shtetasi Valter Bami t'I fshihej drejtësisë dhe vepra penale për të cilën dyshohej parashikon dënim deri në shtatë vjet burgim, është proceduar me lëshimin e urdhrit të ndalimit të tij.’- thuhet në dosjen e siguruar nga Report Tv.

Prokuroria thekson se në kushtet kur ekziston rreziku se Valter Bami mund t’i fshihej drejtësisë, është lëshuar urdhri për ndalimin e tij. Sipas prokurorisë vepra penale për të cila dyshohet Valter Bami janë "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit të parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal. Si dhe për vrasje e në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë ( të paktën në një episod).

‘Nga studimi i të dhënave të dokumentuara nga Policia Gjyqesore dhe verifikimet e bëra nga prokurori, rezulton se: Me cilësinë e prokurorit të gatshëm kam rregjistruar procedimin penal nr 4217 të vitit 2023 për hetimin e veprave penale të "Mbajtjes së armëve luftarake në ambiente publike" të parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe "Vrasjes në rrethana cilësuese" (të paktën një episod i mbetur në tentative) të parashikuar nga neni 79 (gërma "dh") të Kodit Penal. Më datë 06.07.2023 është urdhëruar rregjistrimi i emrit të personit nën hetim shtetasin Valter Bami, si person i dyshuar i dyshuar për veprën penale të "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit të parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.’- thuhet në dosjen e prokurorisë.


Lajmi kryesor:

Atentati ndaj Gentian Bejtjas, ‘një grimcë’ baruti mban në burg Valter Bamin! Avokati: Ka armë me leje, vendimi i gjykatës arbitrar


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja