Atentati ndaj Gentian Bejtjas, ‘një grimcë’ baruti mban në burg Valter Bamin! Avokati: Ka armë me leje, vendimi i gjykatës arbitrar

TIRANË- Vëllai i Durim Bamit, Valter Bami u la në burg për afat nga gjykata e Tiranës, i dyshuar për atentatin në Larushk të Krujës më 3 korrik, ku u plagosën djemtë e Gentian Bejtes 10 dhe 13 vjeç dhe u vra kunati Ramazan Sino. Sipas prokurorisë, në dorën e majtë të Velter Bamit, i cili u shoqërua pas atentatit ndaj Bejtjas, u gjet një grimcë baruti.

Por avokati i Valter Bamit, Ilir Murati, e cilësoi vendimin e gjykates si të padrejtë dhe të ndikuar nga presioni i opinionit negativ mbi klientin e tij. Avokati tha se prokuroria nuk ka prova, ndërsa hodhi akuza në drejtim të gjyqësorit, ku shtoi se gjykata po vepron në mënyrë arbitrare. Sipas avokatit, një grimcë baruti e cila i është gjetur në dorë në gjykatën shqiptare bëhet armë.

‘Patëm debate me prokurorinë, kemi provën e fortë për lejen e armës sportive. Një mikrogrimcë baruti sot në gjykatën shqiptare bëhet armë. Valter Bami ka një armë sportive me leje prej 3 vitesh. Dyshova se mos do na sjellë ndonjë gjë të re prokurori, por sot gjykata ndodhet në një version shumë të dobët profesional. Na thuhet se ka rrezik dalje Valter Bami, por ne kemi të drejtë të shkojmë ne çdo vend të botës. Lidhet edhe me faktin se ka qenë i dënuar në 2018. Gjykata vepron në mënyre arbitrare nga opinioni dhe presioni që bëhet për qytetarë të tillë. Klienti im tha se në orët kur ka ndodhur ngjarja ka qenë në banesë. Celulari memorizonte lëvizjet që ka bërë klienti im. Ne po shokohemi me këtë informacione, pasi nuk i atribuohet Valter Bamit për veprën që ka ndodhur në Larushk. Ai është sjellë për armëmbajtje pa leje dhe i është gjetur vetëm një grimcë baruti. S’kam informacion për marrëdhënien e tij me Gentian Bejtjan.’- tha avokati i tij.

Dëshmitari kyç i ngjarjes, Gentian Bejtja, ish polic që i ka shpëtuar dy atentateve më parë, ende nuk është gjetur për tu marrë në pyetje nga policia. Sipas prokurorisë, autorët pasi kanë realizuar qëllimin kriminal janë larguar për disa metra në këmbë në rrugicën e lagjes dhe rrugën kryesore i ka pritur një automjet.

Aty kanë qëlluar 4 herë ne ajër me arme zjarri, dhe kanë hipur në automjet dhe janë larguar në me sens lëvizje Larushk – Fushë Krujë. Pak minuta më pas, në fshatin Tapizë, është djegur një automjet tip Volsvagen, pa targa. Në brendësi të tij u gjetën 3 armë zjarri automatike model 56, kaliber 7.62. Automjeti në pronësi të shtetases K.L, rezulton i vjedhur më 11 maj 2023.

Atentati

Kujtojmë se më 4 korrik 2023 Gentian Bejtja, një eksponent i njohur i botës së krimit, i shpëtoi për herë të tretë atentatit, ndërsa mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sino (vëllai i gruas) dhe u  plagosën dy djemtë e mitur. Atentati u shënua rreth orës 00:15 të 4 korrikut 2023, në oborrin e banesës së Gentian Bejtjas në fshatin Larushk, 20 km larg qytetit të Krujës. Ndërsa Valter Bami u arrestua dy ditë më pas, 6 korrik 2023 pasi në dorën e majtë të Bamit u konstatuan mbetje baruti.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:56
Report Tv siguron dosjen/ Si ndodhi atentati në banesën e Gentian Bejtjas, autorët hynë brenda në oborr! I vranë kunatin e plagosën fëmijët

Zbulohet dinamika e atentatit të ndodhur më 3 korrik në banesën e Gentian Bejtjas, ku mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sina dhe të plagosur dy fëmjët e tij të mitur. Gazetarja e Report TV, Keti Banushi, ka siguruar dokumentin e vlerësimit të masës së sigurisë për Valter Bamin i arrestuar në lidhje me këtë atentat. 

Sipas dosjes brenda në banesë u gjetën 24 gëzhoja model 56, kalibër 7.62 mm, një predhë e dëmtuar, në murin e banesës dhe murin rrethues të avillisë janë kontatuar dëmtime në formë vrime të shkaktuara predhat e fishekëve të armëve të zjarrit.

‘Ramazan Sino ka qenë Tiranë me motrën e tij A.B, e cila është bashkëshortja e Gentian Bejtjes, si dhe dy nipat e mitur. Pasi kanë kryer disa vizita mjekësore për nipin, ata kanë udhëtuar me automjetin Audi me targë AA700XH, në drejtim të fshatit Larushk. Pasi kanë mbërritur në banesë, kur po zbrisnin nga automjeti, para hyrjes kryesore të shtëpisë, persona të paidentifikuar kanë hyrë brenda në oborr dhe kanë hapur zjarr në drejtim të tyre, ku ka gjetur vdekjen Ramazan Sino, si dhe janë plagosur dy nipat e tij.  Në oborrin e banesës me avlli të lartë, janë gjetur 24 gëzhoja model 56, kalibër 7.62 mm, një predhë e dëmtuar, në murin e banesës dhe murin rrethues të avllisë janë konsturuar dëmtime në formë vrime të shkaktuara predhat e fishekëve të armëve të zjarrit.’- thuhet në dosje.

Pas atentati policia ka shoqëruar dhe pyetur Valter Bamin të cilit i janë gjetur gjurmë baruti në duar.

‘Shtetasit i janë marrë faktorë plotësues të qitjes me tampon magnetik standart nga të dyja duart. Në tamponin  me të cilin janë marrë mbetje në dorën e majtë të Valter Bamit, u evidentua prania e një mikrogrimce e vetme me prejardhje nga lënda mbushëse e kapsollës së fishekut të armëve të zjarrit në dorën e majtë.  Ne tamponin tjetër objekt ekspertimi me te cilin janë marre mbetje nga dora e djathtë nuk u evidentuan mikrogrimca të tilla.’- thuhet në dosje.

Në dosjen e prokurorisë, thuhet se kontrolli në banesën e Valter Bamit më 4 korrik nuk ka gjetur sende të kundërligjshme. 

"Nga kontrolli i banesës së shtetasit Valter Bami më datë 04.07.2023, ka rezultuar se në banesë nuk janë gjetur sende të kundërligjshëm. Ndodhur në këtë situatë, në kushtet kur ekzistonte rreziku që shtetasi Valter Bami t'I fshihej drejtësisë dhe vepra penale për të cilën dyshohej parashikon dënim deri në shtatë vjet burgim, është proceduar me lëshimin e urdhrit të ndalimit të tij.’- thuhet në dosjen e siguruar nga Report Tv.

Prokuroria thekson se në kushtet kur ekziston rreziku se Valter Bami mund t’i fshihej drejtësisë, është lëshuar urdhri për ndalimin e tij. Sipas prokurorisë vepra penale për të cila dyshohet Valter Bami janë "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit të parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal. Si dhe për vrasje e në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë ( të paktën në një episod).

‘Nga studimi i të dhënave të dokumentuara nga Policia Gjyqesore dhe verifikimet e bëra nga prokurori, rezulton se: Me cilësinë e prokurorit të gatshëm kam rregjistruar procedimin penal nr 4217 të vitit 2023 për hetimin e veprave penale të "Mbajtjes së armëve luftarake në ambiente publike" të parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe "Vrasjes në rrethana cilësuese" (të paktën një episod i mbetur në tentative) të parashikuar nga neni 79 (gërma "dh") të Kodit Penal. Më datë 06.07.2023 është urdhëruar rregjistrimi i emrit të personit nën hetim shtetasin Valter Bami, si person i dyshuar i dyshuar për veprën penale të "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit të parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.’- thuhet në dosjen e prokurorisë.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja