Këto janë momentet kur grupi i armatosur i “Swat Security” mësyn brenda në hotel drejt biznesmenit Vasil Bedinaj. Ai dallohet i ulur në tavolinë, kur disa persona futen brenda në lokal, njëri prej tyre dallohet qartë që mban në dorë një armë.

Të armatosurit futen brenda hotelit

Pronarin e resortit me 5 yje e gjejnë të ulur në restorantin e biznesit të tij, ndërsa kamerat kanë fiksuar edhe momentin kur të armatosurit me pistoleta e rrethojnë Bedinajn, siç shihet edhe në foton më poshtë.

Momenti kur Bedinaj rrethohet nga grupi i të armatosurve 


Lajmi kryesor:

Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: M'i jep dhe zhduku për 48 orë! I mësyn në hotel me grup të armatosur, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO)