Report Tv siguron videon, momenti kur shefi i Kufirit favorizon kalimin e mjetit të mbushur me drogë në Kapshticë

 

Report Tv siguron video, në momentin kur ish-shefi i Kufirit, Stiljan Pasho mundëson kalimin e mjetit të mbushur me 26 kg kanabis. Siç shihet edhe në video, në një moment Pasho lëviz dorën duke bërë me shenjë që kalojë mjeti, i cili drejtohej nga Lorenco Lika.

Po ashtu, në videon siguruar nga gazetari i Report Tv, Armand Braho, shihet se si ish-kryekomisari zbret nga makina pasi ka kaluar kufirin, ndërsa ajo ishte e mbushur me 26 kg kanabis.

Në 27 nëntor, mjeti ka hyrë në pikën e kalimit kufitar ku para tij gjendet në kontroll një mjet tip ‘Benz’, ndërsa ‘Pasati’ me kanabis parakalon nga e djathta e tij për të kaluar në tokën greke.

Kryekomisari e ka shoqëruar disa metra brenda tokës greke dhe më pas është kthyer në këmbë drejt kufirit shqiptar ndërsa Lika vijoi dërgimin e drogës në Greqi. Sasi e cila u kap në 28 nëntor 2023 nga antidroga greke.


Lajmi kryesor:

Report Tv siguron videon, momenti kur shefi i Kufirit favorizon kalimin e mjetit me 26 kg kanabis në Kapshticë! Pasho lihet në burg: S’e dija që kishte drogë


SI.E./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Protesta për VAR-in, pezullohet ndeshja në Norvegji

Protesta për VAR-in, pezullohet ndeshja në Norvegji