REPORT TV sjell pamjet e qelive ku do të izolohen 'peshqit e mëdhenj'/ Kreu i Burgjeve: Ja si do përgjohen (VIDEO)

Burgu i Peqinit dhe 313-ta në Tiranë do të jenë ambientet ku do të izolohen anëtarët dhe krerët e organizatave kriminale të cilët edhe nga burgjet drejtojnë trafikun e drogës, prostitucionit, apo përfshihen në krime të rënda.

Kreu i përgjithshëm i burgjeve Agim Ismaili në një intervistë për ReportTv ka shpjeguar se çfarë ndodh me 41 bis, ligjin e regjimit të posaçëm të sigurisë adaptuar nga modeli italian. "Është një standard që e kanë të gjitha vendet e botës, pasi jo rrallë ndodh që të burgosurit ia dalin për të koordinuar me bandën jashtë, për të ushtruar ndikimin e tyre kriminal dhe drejtojnë organizatën, të kryejnë shantazh.

VIDEO/Intervista e plotë për Report TV e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili

Është një kategori e caktuar që varet nga veprat penale që kanë kryer jashtë në kuadër të një organizate kriminale. Jo cdo i burgosur është i reklamuar  për këtë sistem dhe të gjitha ata që potencialisht janë nuk do të futen kurrë nëse nuk do të konsumojnë atë që thamë, shantazh, organizatë kriminal dhe ndërveprim. Regjimi do të instaloset në burgun 313 dhe një seksion i posacëm te burgi i Peqinit".

I pyetur për numrin e atyre që do ti nënshtrohen këtij regjimi Ismaili shpjegon se nuk ka se si të ketë një numër kur subjekt është vetëm ai që e shkel. "Nuk ka llogaritje askush, pasi nuk ka mundësi ta thotë, pasi futja kalon përmes një procesi që do të jetë rezultat i drejtë".

E teksa regjimi i birucës me siguri të vecantë pritet të aplikohet së shpejti, Ismaili sqaron edhe cfarë lejohet dhe kufizohet përgjatë një viti. "Ata do të kenë kufizime në orët e ajrosjes, takimet, pasi nuk mund të takojnë këdo, por të paralindurit dhe paslindurit dhe bashkëshortet dhe jo të afërmit dhe familjarë të tjerë. Takimet do të jenë rralluara, një në muaj, do të kenë nga një telefonatë të limituar në 10 minuta në muaj. Telefonatat do të regjistrohen dhe do të analizohen të dhënat, po ashtu edhe korespodenca që do të jetë e monitorueshme".

E teksa 41 bis ende ska çuar askënd në qelinë e izolimit, Ismaili thotë për ReportTv se prej 1998 deri në 2019 ka një ligj që izolon ata që shkelin rregullat në burgje, por prej 20 vitesh askush se kish zbatuar.  "Nuk ka asnjë rekord që të jetë ushtruar kjo kompetencë, ndërsa gjatë 2019 kemi 30 raste". Me firmën e Ismailit sot në regjime izolimi janë 30 të burgosur e paraburgosur sic dhe rasti më i fundit i Asmer Bilalit që për tre muaj do jetë në izolim.

Intervista e plote

Përse arriti Shqipëri të miratoj ligjin 41 bis?

Faleminderit për intervistën, përmendet dy elementë risi në sistemin e burgjeve, salla e monitorimit dhe 41 bis si masa sigurie në burgje. Kjo është njëra anë pasi ka pasur një vëmendje të fortë në drejtim të komponentëve të tjera në burgje, si kushtet investimet, trajtimi me dinjiteti, kushte spitalore. 41 bis nuk e arriti Shqipëria, por e kanë disa vende të botës. Në kushtet e mungesës së lirisë në burgje, ndodh jo rrallë që të burgosurit ja dalin të kenë mundësi të koordinojnë me bandën kriminale jashtë, të kryejnë sërish krime të drejtojnë organizatën, bëjnë santazh vepër penale etj. Është përafrim i legjislacionit e ka Italia e kanë disa vende. Të burgosur të veçantë që konsumojnë ka të dhëna që ndërveprojnë me organizatën kriminale e kryejnë aktivitet kriminal i nënshtrohen një regjimi të ashpër izolimi.

Pikëpyetja për opinionin publik është, kush do të futen në 41 bis kë prek 41 bis?

Ligji 41 bis, 108 viti 2018 ka të përcaktuar fushën kush janë subjekte të 41 bis. Është një kategori e caktuar të burgosurish që varet nga vepra penale që kanë kryer jashtë burgut në kuadër të organizatës kriminale, jo cdo i burgosur është subjekt i 41 bis. Të gjitha ata që potencialisht janë s'do futen kurrë në 41 bis në qoftë se s'kryejnë ato që thamë.

Në qarqet kryesore si Elbasan, Tiranë, Durrës, Krocë, Shkodër, Fier ka IEVP, por cilat do të jenë burgjet që do të kenë regjimin 41 bis?

Regjimi 41 bis  kemi gjykuar dhe është përfunduar investimi i nevojshëm dhe do të jetë një seksion i posacëm në Peqin dhe në 313, kushdo që do të futet në regjimin e posacëm do të transferohet dhe instalohet aty.

Për të bërë një sqarim, sot ka edhe një pal që thotë se 41 bis nuk aplikohet pasi ende sështë ngritur SPAK-u, ligjërisht si funksionin?

Ligji thotë se procedura për të kaluar në regjim të posacëm kalon me propozim të prokurorit special dhe ja kalon ministrit të Drejtësisë. Në fakt s'ka prokuror special për arsyet që ju thatë, por kjo komptence ka një urdhër të posacëm të Prokurorit të Përgjithshëm që ja ka deleguar prokurorisë së Krimeve të Rënda. Në jemi në pritje, po punohet që edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda sapo të sjell dosjet e para për shqyrtim do ketë vendimarrje nga Ministri i Drejtësisë.

Përsa i përket regjimit 41 bis, cilat janë kufizimet konkrete, përfshin takimet, komunikimet telefonike, të drejtën për të ndjekur mediat, cfarë përfshin 41 bis. A do të jetë një Bigbrother?

Po ka kufizimi, këtu konsiston koncepti i ligjit. Ata do të kenë kufizimet në orët e ajrosjes, do të kenë kufizime për takimet, ata s'mund të takojnë këdo përvec të paralindurit të paslindurit, bashkëshortet, s'mund të takojnë këdo apo familjarë të tjerë, takimet janë të radhuara nga një në muaj, nga një telefonat të limituar 10 minuta në muaj këto telefonata e takime do regjistrohen e analizohen këto të dhëna. Korespondenca do të jetë e monitorueshme, përjashto ato me avokatin pasi janë të paprekshme. Në qeli sdo jetë Bigbrtoher ka të gjitha intimitetet, por cdo vperimtari e cdo cep  e veprimtari tjetër do jetë e monitoruar nga trupa më e mirë e drejtorisë së burjgeve nga pikapamje e aftësive fizike, psikologjike, do të jenë të trajnuar e të motivuar dhe jemi besimplotë se do ketë rezultat.

Nëse dikush edhe përgjatë 41 bis do kryej shkelje ligji?

Sic e thashë trupa që do monitorojë e do ushtrojë funksionet e 41 bis, është trupa me elitë. Monitorimi është rigoroz si askund tjetër, e parashikojmë si rrisk shumë të ulët që ata të kryejnë sërish shkelje. Kuptohet nëse do kryejnë shkelje do përballen me masat, një ndër to është zgjatja e qëndrimit në atë regjim. Për momentin e konsiderojmë rrisk shumë të ulët pasi janë marrë masa të tilla që sdo të kenë mundësi të kryejnë shkeljet. Ata do ti nënshtrohen të gjitha kufizimeve që thotë ligji.

Nga 4300, 4500 që janë të burgosurit aktualisht, sa mund të preken nga ky regjim. Keni një përllogaritja sa preken nga ky regjim, ose atyre që në statusin e të burgosurit janë subjekte të 41 bis?

Këto që thatë janë dy gjëra ndryshe, së pari nuk ka përllogaritje askush as nuk ka qëllime të tilla kaq e aq do shkojnë në 41 bis dhe askush s'ka mundësi ta thotë një gjë të tillë. Futja në 41 bis kalon në një proces me garanci se do të ketë rezultat të drejtë. Ligji parashikon që propozimin e bënë prokurori special, prokuroria e krimeve të rënda pastaj e shqyrtojn ministri. Aty ka e disa aktorë të tjerë, shërbimi informativ, drejtoria e policisë, drejtoria e burgjeve, edh einstitucione të tjerë. Kështu që ska objektiv për të kaluar kaq apo aq në 41 bis, askush smund ta ketë këtë shifër, se ska as një sipërmarrje të tillë. Por do të ketë procese për të dhënat që kanë institucionet ku një person i burgosur kryen apo jo shkelje të cilat preken nga ligji 108. Procesi do të ketë për secilin të burgosur më vete e të vecantë. Nga katër mijë të burogsur që thatë, potencialisht në 41 bis do të shkojnë ata të burgosur që kanë kryer një kategroi të caktuar krimesh në kuadër të organizatës kriminale sipas neni 13/1 të ligjit 108. Kjo shifër nuk mund të jetë, pra është natyrshëm e ulët krahasuar me numrin total të burgosurve.

Pra jo më shumë se 70-100?

Po e përsëris, se mund të ketë keqkuptim me publikun. Nuk ka shifra sa do kalojnë në 41 bis se smund të ketë pasi është ligji që mazhoranca parlamenti e ka miratuar. Është një kriter që të burgosurit të dënuar apo të akuzuar për një kategori të caktuar veprash penale. Nëse kryejnë ndikim e ndërveprojnë me organizatën kriminale brenda e  jashtë burgut, sa e kush doe kryej këtë e kanë në dorë ata e askush tjetër.

Z.Ismaili. kemi 41 bis por e një legjislacion në fuqi. Cfarë parashikon ky legjislacion në hsitorik e në situatën që ju drejtoni ?

41 bis vihet në lëvizje nga prokurori special drejt ministrit të drejtësisë, është prokurori ai që vë në lëvizje procesin. Ka e aktorë të tjerë, SHISH, POLICIA, por vlerësimin e fakteve e ka prokurori. Por prokuroria ka të dhënat e saj e presupuzohet që ka me shumicë. Në lidhje me masat e të burgosurve me izolim të ashpër ka e legjislacioni aktual i cili daton prej 1998, ku nën nenin 55 thuhet se të burgosurit kalojnë në regjim të posaçëm tre muaj me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të burgjeve.

Si psh: rebelime, shkelje të rregullores sistematike, me pasoja, gjithnjë bëhet fjalë për disiplinë e rregull në burg. Kjo është përgjegjësi totale e drejtorisë së burgjeve, nga miratimi i këtij ligji s'ka asnjë rekord të jetë aplikuar dhe vetëm përgjatë 2019 kemi 30 raste ku këta të burgosur tek e tek i janë nënshtruar izolimit pasi urdhri drejtorit të përgjithshëm është vlerësuar nga gjykata.

Faleminderi z.Ismaili

Faleminderit Juve

Ora 13:03
Ja FOTOT e qelive ku do izolohen 'peshqit e mëdhenj'

Qelia ku do të izolohet anëtari i organizatës kriminale

1 / 27

Qelia ku do të izolohet anëtari i organizatës kriminale dhe tualeti

2 / 27

Monitorimi me kamera te ambientet e qelive për krerët e organizatave kriminale

3 / 27

Ambientet e qelive për krerët e organizatave kriminale

4 / 27

Tualeti i qelisë

5 / 27

Ambientet e qelive për krerët e organizatave kriminale

6 / 27

Qelia ku do të izolohet anëtari i organizatës kriminale

7 / 27

Monitorimi me kamera te ambientet e qelive për krerët e organizatave kriminale

8 / 27

Ambientet e qelive për krerët e organizatave kriminale

9 / 27

Ambientet e qelive për krerët e organizatave kriminale

10 / 27

Dhoma e takimit me prokurorin dhe avokatin

11 / 27

Kreu i përgjithshëm i burgjeve Agim Ismaili

12 / 27

Monitorimi me kamera i godinës

13 / 27

Dhoma e takimit

14 / 27

Godina te 313

15 / 27

Godina te 313

16 / 27

Godina te 313

17 / 27

Godina te 313

18 / 27

Ambientet e qelive për krerët e organizatave kriminale

19 / 27

Ambientet e qelive për krerët e organizatave kriminale

20 / 27

Ambientet e qelive për krerët e organizatave kriminale

21 / 27

Dritaret e qelive

22 / 27

Monitorimi me kamera

23 / 27

Ambientet e qelive për krerët e organizatave kriminale

24 / 27

Ambientet e qelive për krerët e organizatave kriminale

25 / 27

Ambientet e qelive për krerët e organizatave kriminale

26 / 27

Dhoam per takimet me familjaret

27 / 27
d.ba./m.v./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • Genti: 08/10/2019 21:09

    Tregojuni si do i pergjoni, se keni per ti pergjuar......trapanxha jeni

    Përgjigju
  • Ali: 08/10/2019 19:15

    Me Femiun dhe Kamberin do ta zbatoni bis41. Late nam. Z. Ministre bej kujdes se Agimi me keta dy klloune dhe servil te peshtire do tju turpuroje. Z Rama interesohu per cv e tyre, sharlatane e b...lepires te rendomte jane. Lozin me shume porta

    Përgjigju
  • Adi: 08/10/2019 18:29

    Banjo halla turka si ne mesjete hahahaha. milion dollar burg dhe ska wc ne mos porcelan inox si gjithe burgjet e botes por jo keto wc se lat nam.Po kushedi kush ka mare tenderin per ndertim .Po ka njerez o te mar qe nuk i kryejne dot novojat personate ne te tilla wc

    Përgjigju
  • moderni: 08/10/2019 17:25

    po ja that qe jane nen pergjim skeni per te kap gjo

    Përgjigju
  • tironci: 08/10/2019 17:18

    Ishalla se bejn sefte me ty se gjithe drejtoret e burgjeve e kon honger nga pak trongullin. prandaj boje te rehatshem bis 41 se nuk i dihet asnjehere

    Përgjigju
  • Peshkaqeni: 08/10/2019 14:27

    Peshqit e mdhaj jan te gjith ato ne parlament tahiri nuk u fut te shohim mbase fut veten edi rama

    Përgjigju
  • Bab Dud Teqe Karbonara: 08/10/2019 13:49

    Peshqit e le shit

    Përgjigju
  • Papi: 08/10/2019 13:35

    Peshq te medhenj besoj e keni fjalen duke filluar nga Presidenti, Kryeministri, Ministrat, Deputetet etj ?!

    Përgjigju
    • E mi gra nti: 08/10/2019 17:22

      Jooo mër shoku jo, me "peshqit e mdhej" kan dash me thon levrek, koc, merluc se barbuni esht i vocërr. Ke pa me ndonji demokraci nëpër botë që qeveritarët të dënojn veten? Sbon vaki me shoku. Xhaxhi po, ai i lunte fenë, i pushkatoi (ishin hajdutë e të korruptuar) por sot i quajn heroj antikomunistë. Mos shpreso kot