Nis zbatimi i marrëveshjes me Mbretërinë e Bashkuar, 200 shqiptarë të dënuar do të transferohen në Shqipëri brenda 2 vitesh! Britania paguan të gjitha kostot

TIRANË- Shqipëria do të fillojë zbatimin e marrëveshjes me Britaninë e Madhe për transferimin e të burgosurve drejt vendit tonë.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë 200 të burgosur shqiptarë në burgjet e Anglisë dhe Uells që vuajnë dënime prej katër vjetësh ose më shumë, do të kthehen në dy vitet e ardhshme për të kryer pjesën e mbetur të dënimit në burgjet shqiptare.

Falë marrëveshjes, pala britanike do të paguajë kostot e strehimit të të burgosurve për gjatë gjithë kohëzgjatjes së dënimit të tyre në vendin tonë dhe Shqipëria do të mund të rrisë investimet për përmirësimin e mëtejshëm të kushteve në sistemin e burgjeve.

Ndërkohë që u japim mundësinë të dënuarve shqiptarë në Britaninë e Madhe, të shlyejnë pjesën e mbetur të dënimit pranë familjeve të tyre, Shqipëria do të mund të fuqizojë edhe më tej kapacitetet e sistemit penitenciar.

Marrëveshja u nënshkrua nga kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kryeministri britanik Rishi Sunak në dhjetor 2022 dhe pas diskutimeve që dy liderët zhvilluan në Londër në mars 2023.

Gjatë takimit dypalësh mes kryeministrit Rama dhe Rishi Sunak në mars 2023 ata ranë dakord që një ekip i përbashkët mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë do të kryejë një vlerësim të kapaciteteve të burgjeve të Shqipërisë, një proces që do të përfundonte deri në fund të prillit, me qëllim kthimin e të gjithë shtetasve të përcaktuar shqiptarë në sistemin e burgjeve të Mbretërisë së Bashkuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:25
Marrëveshja për shkëmbimin e të burgosurve shqiptarë, Manja: Kostot do mbulohen nga Britania

 

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka folur për gazetarët lidhur me marrëveshjen mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Mbretërisë së Bashkuar për transferimin e të burgosurve shqiptarë në vendin tonë. Manja tha se çdo kosto do të mbulohet nga Britania, madje edhe kostot për vuajtjen e dënimit në burgjet e Shqipërisë. Ai tha se në këtë mënyrë të burgosurit shqiptarë do të kenë mundësinë që të takohen me të afërmit, që shumë prej tyre kanë vite që nuk i kanë takuar. Ndërkohë, për ata të burgosur shqiptar që nuk do të japin pëlqimin e tyre, s’do të ketë transferim.

“Ne kemi një marrëveshje të arritur me Britaninë për transferimin e të dënuarve. Është një marrëveshje teknike që plotëson marrëveshjen e ratifikuar në kuvend në vitin 2021. Kriteret për transferimin janë të përcaktuara në marrëveshjen që është në fuqi në 2021. Marrëveshja ka si qëllim kryesor që këta shtetas shqiptar ta vuajnë pjesën e vuajtjes së dënimit pranë familjarëve dhe të afërmve të tyre. kemi të dënuar që për vite me radhë s’kanë kontakte me familjarët. Kjo marrëveshje bën të mundur që brenda kapaciteteve që ne kemi, të vijnë ta vuajnë dënimin në Shqipëri. Shpenzimet dhe kostot do të përballohen nga Britania për çdo ditë të qëndrimit dhe vuajtjes së dënimit në Shqipëri.

Dua të jemi qartë, marrëveshja parashikon kohëzgjatje dy vjeçare, me opsion për tu riparë pas dy vjetësh. Numrit të shtetasve shqiptarë që do duan të vijnë, do nisemi nga kapacitete tona, nuk ka numër fiks, kjo do të jetë në varësi të vendeve që kemi në sistemin tonë. Ka marrë përsipër të na ndihmojë për shtimin e kapaciteteve tona. Është një projekt dyvjeçar që merr përsipër edhe krijimin e kapaciteteve të tjera. Çdo i dënuar jep pëlqimin para transferimit, nëse dëshiron që ta vuajë dënimin në Shqipëri. Nëse nuk jep pëlqimin nuk përfshihet në listë”, tha Manja.

Ora 10:30
Qëlloi 62 herë me thikë 43-vjeçarin britanik, pritet ekstradimi i shqiptarit nga Anglia

1684917210_erlinhasa.jpg

Një shqiptar është lënë në burg në Angli, pasi akuzohet për vrasje dhe pritet të ekstradohet drejt vendit tonë. Mësohet se 35-vjeçari Erlin Hasa ka qëlluar për vdekje një burrë, duke e goditur me thikë 62 herë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në muajin mars, në banesën e mikut të autorit, aty ku ndodhej edhe viktima, Marian Savu. 43-vjeçari që u sulmua barbarisht me mjetin prerës, ku për pasojë ndërroi jetë në vendngjarje.

Sipas mediave britanike, Hasa është një nga 200 kriminelët më të rrezikshëm në Britani dhe do të ekstradohet në Shqipëri, pas marrëveshjes së arritur mes dy vendeve. Kujtojmë se sot, më 24 maj ka nisur marrëveshje mes dy vendeve ku 200 të burgosur shqiptarë në burgjet e Anglisë dhe Uells që vuajnë dënime prej katër vjetësh ose më shumë do të kthehen në dy vitet e ardhshme për të kryer pjesën e mbetur të dënimit në burgjet shqiptare.

Sipas ministrisë së Drejtësisë, falë marrëveshjes, pala britanike do të paguajë kostot e strehimit të të burgosurve për gjatë gjithë kohëzgjatjes së dënimit të tyre në vendin tonë.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 28/05/2023 23:28

    Pun ska tash ti majen ne burgje, €10000 i kushton shtetite shqiptare nje i burgosure ne vite.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Pse opozita ka 4 muaj nuk proteston para dyerve të kryeministrisë?

Spahiu: Pse opozita ka 4 muaj nuk proteston para dyerve të kryeministrisë?