Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë, rrugët në disnivel! Banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë (VIDEO)

VLORË- Lagjet kryesore të qytetit bregdetar të Vlorës, rrugët, bizneset, banesat gjithçka është në ujë. Report Tv dhe Shqiptarja.com sjell pamjet me dron që tregojnë situatën në qytetin e Vlorës pas përmbytjes që shkaktuan reshjet intensive një ditë më parë.

Pamjet ajrore me dron tregojnë qartë situatën e vështirë në Vlorë dhe dëmet e mëdha në zonë. Në pamje përpos bizneseve në katin e parë, dallohen edhe makinat e qytetarëve të zhytura në ujë.

Uji ka pushtuar rrugët në pjesën më të madhe të qytetit. Siç pamjet tregojnë qyteti duket të jetë ndarë në 2 pjesë, një zonë e mbuluar në ujë e tjetra pa probleme. Kjo panoramë e qartë nga pamjet me dron  nxjerr në pah edhe shkaqet kryesore të përmbytjeve të së premtes, rrugët me disnivel.

Nëse shohim pamjet me dron, rruga Transballkanike është vija ndarëse që tregon qartë 2 zona të qytetit, njërën nën ujë tjetrën të pa përmbytur. Lagjet më prekura janë “Pavarësia” dhe “28 nëntori”, ndërsa në anën tjetër lagjja 24 maji nuk pati pasoja nga përmbytjet.

Banorët e prekur kërkojnë ndihmë nga autoritetet për dëmet që iu janë shkaktuar. Uji që vërshoi nëpër rrugë e banesa është ende prezent e ndërsa banorët tashmë sytë i kanë kthyer nga autoritetet.

SI.E./G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tarrasi: 05/10/2024 23:30

    Permbytje ndodhin edhe neper filma...

    Përgjigju
  • haha: 05/10/2024 23:12

    haha humor vlonjat : por kete here shakaja eshte ne kurriz te vlonjateve. qeverise as i behet vone per demet tuaja (se koka ju a ka bere). ato leket qe ropet ne vere gjate "bumit" turistik, shkrijini tashti. idiotesia dhe budallalleku njerezor nuk kane fund ... si ne the gjithe shqiperine, rama ne pushtet ose ai i perhumburi 80 vjecar ne karakoll ... ja ju erdhi plazhi mu ne dera me ne fund... se kishte dhe bum turistik shtatori ne vlore ...

    Përgjigju
  • Sokoli: 05/10/2024 21:28

    E pra per hajr Vlora. Ti kerkojme llogari deputetit te zones, Edi Rames. Se boll na e zbukuroi qytetin ne 3D e 4D. Nuk mjafton nje truk fytyres, sepse Vlora nuk eshte prostitute. Mashtrusa

    Përgjigju
  • Gjergj: 05/10/2024 19:34

    Mjafton njè shi prej disa minutèsh, pèr ti kthyer kursimet e shqiptarève tè investuara nè LUNGOLESH,,nè njè gropè lluci. Shteti i pèrgjegjshèm, me institucione funksionale qè sigurojnè respektimin e normave civilizuese nè shoqèri, nga respektimi i rregullave gjatè ndèrtimit e deri tek mbajtja e pèrgjegjèsisè nè raste kur kèto evitohen,,,NUK EGZISTON. Bojaxhiu i fasadave, bèn arkitektin, inxhinjerin, specialistin e kanalizimeve dhe nè fund shpèrndarèsin e "titujve tè pronèsisè". Shteti kthehet nè rrumpallè kur papèrgjegjèsia dhe paaftèsia, profilimi fals dhe bajraktarizmi mesjetar, janè fjalèt pèrshkruese tè njè kryeministri qè bèn europianin por sillet si tuxhar. Shqipèria ka nevojè pèr institucione dhe jo pèr Sulo Kapedanè qesharakè.

    Përgjigju
    • Kdks: 06/10/2024 06:53

      Lungomarja eshte bere me financim BE-je. Per te tjerat, ne rregull je.

  • LORA: 05/10/2024 15:59

    UKV-ja eshte shndruar ne organizate kriminale,qe zhvat dhe permbyt qytetaret. Deri kur,k'shtu ma????.??

    Përgjigju
  • vlonjati: 05/10/2024 15:58

    NA rrofsh o edi rama,,,,,VETEM TI TE NA RROSH,,,NUK DUAM AS RRUGE ,,,AS KANALE,,AS PARA PER DEMET NGA UJI,,,AS INVESTIME ,,AS PUNE,,AS RROGA,,AS PENSIONE,,,,AS SPITALE,,AS ILACE,,,ASGJE,,,VETEM TI TE NA RRISH NE PUSHTET...

    Përgjigju
  • Lami: 05/10/2024 15:43

    E reja eshte propoganda per "fatosen" e re te Ramakracise - qirje Pirro Vengu! Inspektime, deklarime, mbledhje ehuuuu. Nderkohe qe per emergjenca civile kompetente eshte Ministria e Brendshme. Ministrin e te ciles si duket Ramakracia e ka per pune policash vetem. Estrade Ballshi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty