VIDEO/ Report Tv e Shqiptarja.com urojnë shqiptarët: Gëzuar Vitin e Ri 2024, mbarësi dhe begati në familjet tuaja

Report Tv uron të gjithë shqiptarët kudo janë Gëzuar Vitin e Ri 2024!

Përmes këtij spoti, stafi i Report Tv përcjell urimet më të mira për qytetarët shqiptarë,

Nga drejtuesit, redaktorët, moderatorët, gazetarët, kameramanët, teknikët, regjisorët, financa e stafi i Shqiptarja.com iu uron mbarësi dhe begati në familjet tuaja.

“Të dashur miq, këto ditë festash shërbejnë më shumë se kurrë për të reflektuar rreth vitit që iku, dhe për t’i buzëqeshur atij që do të vijë. Viti nuk është vetëm një kalendar datash, por është mbi të gjitha si një gjendje shpirtërore. Një 2024 me mbarësi dhe me zemrën plot”, thotë Besmira Pelushaj.

“Cdo vit i Ri është një vit i artë për të realizuar ëndrrën e gjithsecilit, timen e realizoi viti që po lëmë pas. Prandaj uroj shumë që Viti i Ri 2024 të realizojë ëndrrën e çdo shqiptari. Gëzuar në çdo familje shqiptare.”, uron Andi Kapxhiu.

“Gjithë shikuesve dhe ndjekësve të Report Tv nga unë Arbër Hitaj, Gëzuar Vitin e Ri 2024, shëndet dhe mbarësi për ju dhe familjet tuaja”, uron Arbër Hitaj.

“Stafi i emisionit Repolitix ju uron Gëzuar Vitin e Ri 2024, shëndet dhe mbarësi në familjet e tuaja, uron Denis Minga.

“Lapsin e ke t’i në dorë. Shkruaje vetë kapitullin më të bukur të jetës. Gëzuar Vitin e Ri 2024 ”, thotë Admirina Peçi.

“Viti 2024 qoftë një vit i begatë. Një vit ku duhet të mbizotërojë paqja, duhet të mbizotërojë dashuria për njëri-tjetrin, dashuria ndaj miqve, shokëve, ndaj famijes”, thotë Nertil Agalliu.

“Gëzuar 2024-ën, ju uroj një vit të mbarë”, uron Ilir Babaramo.

“Do të ketë një çast në mesnatën e fundit të vitit, ku secili nga ne do të thotë Shqipëria si ka qenë. Dhe një çast më pas mund të mendojë, Shqipëria si do të jetë. Dhe me siguri të gjithë do të japin një përgjigje, viti 2054, Shqipëria, por edhe çdo shqiptar do të jetë më mirë. Me shpresë që nesër të jetë më mirë se sot, shprehet Lorenc Vangjeli.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fisheku: 01/01/2024 14:31

    Gezuar vitin e ri per te gjithe stafin tuaj! Jam lexues i rregullt i juaji, ju lutem qendroni sic jeni; tregoni guxim, paanesi, pavaresi dhe sinqeritet ne ate cfare shkruani dhe transmetoni!Nje medie si e juaja eshte e cmueshme per funksionimin e bashkejeteses sone. Rrini besnik se vertetes dhe vetem se vertetes. FLM

    Përgjigju
  • Ilirjan: 01/01/2024 11:50

    Gezuar dhe Juve...i mrekullueshem staf!Qoftë një vit i mbarë !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Muzetë, frekuentime rekord nga turizmi, potenciali për nxitjen e bizneseve

Muzetë, frekuentime rekord nga turizmi, potenciali për nxitjen e bizneseve