Nga vrasja e Boçit te lidhjet me Shullazin dhe Çapajt, si lëvizte killeri me pagesë, provat dhe dëshmitë

“Një ndër vrasësit më të rrezikshëm me pagesë në Shqipëri, është arrestuar”. Kështu e përshkruajnë dretjuesit e policisë, Hektor Xheçukën, të arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës ditën e dielë.

30-vjeçari ishte duke udhëtuar nga Greqia për në Shqipëri, kur i janë vendosur prangat, si autor i dyshuar i vrasjes së Emiljano Boçit në 20 janar të këtij viti.

I cilësuar si “killer” Hektor Xheçuka lëvizte shpesh në intenerarin Shqipëri-Kosovë-Maqedoni dhe Greqi. Madje në shumë raste ai kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, duke mos u regjistruar në sistem.

Sapo u arrestuaa 30-vjeçari u soll nën masa të rrepta sigurie në Tiranë. Para hetuesve, Hektor Xheçuka nuk ka pranuar vrasjen e Emiljano Bocit.

“Nuk kam lidhje me këtë vrasje, kërkoj avokat”, ishin fjalët e vetme të Xheçukës para hetuesve.

Por burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se pas 6 muajsh hetime, kanë në dorë prova shkencore që e lidhin Tori Xheçukën si vrasësin me pagesë të Emiljano Boçit. Ende nuk dihet kush e porositi këtë vrasje dhe sa është shuma që u pagua.

Në momentin e arrestimit 30-vjeçarit i janë sekuestruar 2 telefona celularë, të cilët po kqyren nga ekspertët. Ekspertët po i kqyrin telefonat pasi Hektor Xheçuka dyshohet si autor edhe i disa vrasjeve të tjera në Tiranë, por edhe në qytete të tjera.

Një ndër ngjarjet që Hektor Xheçuka po hetohet është vrasja e Ajet Zeqajt, i cili u vra në muajin mars të 2016 në ish-Bllok. Ajet Zeqaj u qëllua pas shpine disa herë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në atë kohë u përfol për një vrasës me pagesë por Policia po punon për të verifikuar nëse 30-vjeçari i arrestuar qëlloi edhe Ajet Zeqajn.

“Vrasësi me pagesë” Hektor Xheçuka dyshohet se kishte lidhje me grupin e Emiljano Shullazit. Deri më tani janë gjetur prova që ai komunikonte me këtë grup kriminal.

Hektor Xhecuka  dhe Emiljano Boci

Po kështu Tori Xheçuka po hetohet edhe për lidhje edhe me një grup kriminal në Elbasan.

Nga kqyrjet që i janë bërë deri më tani celularit të Xheçukës, rezulton se ai ka komunikuar me anëtarë të familjes Çapja, konkretisht me Florenc Çapjan.

Burime policore thonë se po hetojnë edhe për disa vrasje që kanë ndodhur në Elbasan, nëse janë kryer nga Hektor Xheçuka, pasi nga bisedat e gjetura në celularin e tij rezulton të jetë i përfshirë në disa ngjarje, si vrasës me pagesë.

Policia e Tiranës e arrestoi dje të dyshuarin kryesor për ngjarjen e 14 janarit ku mbeti i vrarë Emiljano Boci, Tori (Hektor) Xheçuka, 30 vjeç, nga Burreli, dhe me banim në Tiranë. Xhecuka akuzohet për vrasje me paramendim dhe tentativë vrasjeje.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fredi: 06/11/2018 16:21

    nqs ka prova qe ky person eshte i perfshir ne vrasje me pages vareni ne burg kte pler

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive