Voskopoja mbetet resurs i pashtershëm i juglindjes së vendit. Vetëm 21 km larg qytetit te Korçës ky fshat ka pritur ndër vite me mijëra vizitorë vendas e të huaj. Banoret ekonominë e tyre e kanë mbështetur tek zhvillimi i turizmit, por pandemia e Covid-19 ka sjellë rënie të numrit të turistëve edhe në Voskopojë.
Operatorët turistike thonë se gjatë kësaj periudhe turizmi ka shënuar një rënie me 40 për qind krahasuar me një vit më parë.
"Ne këtu nuk kemi shumë të prekur me Covid-19, por megjithatë ka rënë numri i rezervimeve. Ka edhe anulime nga persona që janë të prekur nga kjo sëmundje. Krahasuar me një vit më parë gjatë kësaj periudhe ka rreth 40-50 për qind më pak persona që vijnë për pushime gjatë fundjavës se gjatë javës janë të gjitha dhomat bosh", shprehet një prej pronarëve të hoteleve në Voskopojë.
Vizitorët i sheh kryesisht gjatë fundjavave në Voskopojë. Ata e zgjedhin këtë fshat turistik për natyrën e bukur, ajrin e pastër dhe komoditetin që ofron.
Po kështu, në Voskopojë gjetëm dhe një grup studentësh të arkitekturës, të cilët shprehin vlerësim për investimet e reja që janë bërë duke ruajtur harmoninë artitekturore me vlerat e traditës.
Ekonomia familjare e banorëve të Voskopojës është e bazuar e gjitha tek turizmi. Disa kanë kthyer banesat e tyre në bujtina, ndërsa të tjerë punojnë në bujqësi e blegtori. Banorët e Voskopojës shpresojnë se me nisjen e reshjeve të dëborës do të shtohet edhe numri i turistëve.
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7444
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nga Gjermania e Franca, turistët impresionohen në Voskopojë: Ka qenë qytet në shek. XVII me 40 mijë banorë!
5 Shtator, 09:51
-
Tinguj mesjetarë në Voskopojë/ Mbyllet me një koncert në kishën e 'Shën Kollit' edicioni i 7 i MIK festival
16 Korrik, 18:12
-
Korçë/ Dhunohet një adoleshent me sende të forta, policia në kërkim të 5 autorëve
19 Qershor, 18:43
-
Video/ Arinjtë sulmojnë kosheret e bletëve në Voskopojë të Korçës
6 Qershor, 16:21
-
Shifra rekord/ Të ardhurat nga turizmi arritën në 4.1 mld euro vjet! Optimizmi rritet edhe për 2024, në janar-shkurt hynë në vend 970 mijë të huaj
25 Mars, 15:58
-
Restaurimi i katër kishave shekullore në Voskopojë dhe Vithkuq, Rama: Do të tërheqin shumë vizitorë të turizmit historik
13 Mars, 08:05
-
Korçë/ Stërvitje e veçantë ushtarake në Voskopojë për 72 orë, ku merr pjesë regjimenti i këmbësorisë së jugut
26 Shkurt, 12:37
-
VIDEO/ Çifti zviceran i bllokuar nga orteku në malin e Korabit prej dje, njëri thyen këmbët! Shpëtohen pas 8 orë kërkime me ndihmën e KFOR, dërgohen te Trauma
22 Janar, 08:34
-
SPECIALE/ Një fundjavë në Voskopojën e shijeve të vjetra
17 Dhjetor 2023, 08:46
-
VIDEO/ Rikthehen reshjet e borës në disa qarqe! 'Vishen' me të bardha Dardha e Voskopoja! Apeli ndaj shoferëve: Kini kujdes, problem lagështira në rrugë
10 Dhjetor 2023, 16:49
-
Regjistrohet rasti i parë i variantit të koronavirusit ‘Pirola’ në Ukrainë
8 Nëntor 2023, 09:54
-
'Zbulo Voskopojën', mbi 150 vrapues në maratonë! Dy ditë aktivitete promovuese për fshatin turistik
17 Shtator 2023, 17:45