BERAT- Mijëra besimtarë bektashinj janë bërë pjesë e pelegrinazhit të përvitshëm në Malin e Tomorit, duke u lutur për më shumë mbarësi, e duke nderuar figurën e Abaz Aliut. Shumë prej tyre kanë si banesa të përkohshme çadrat e ngritura në Malin e shenjtë, ndërsa kanë ndezur qirinj si formë lutjeje për njerëzit e dashur, por edhe kanë therur kurban në shenjë sakrifice për Zotin. Deri mbrëmjen e djeshme janë therur rreth 4 mijë kurbanë, sikur tregon kryegjyshi i Kulmakut Zalo Qato. Ai shpjegon edhe ritet e kësaj feste.
Shumica e besimtarëve vijnë çdo vit për të kryer ritualet në teqenë e Kulmakut dhe shprehen të sigurt se kjo gjë i ndihmon që të kenë më shumë mbarësi në jetën e tyre.
Por, vizitorë të teqesë së Kulmakut janë edhe shtetas të huaj, ndër të cilët kjo grua turke, e cila ka ardhur të lutet për shëndetin e prindërve të saj.
“Unë jam një besimtare bektashie nga Turqia. Kam dashur gjithmonë që të shoh këtë vend të shenjte. Ndeza ca qirinj për nënën, babanë dhe të afërmit. Jam shumë e lumtur që jam këtu. Vij për herë të dytë në Shqipëri, por për herë të parë vij këtu në malin e Tomorit”, thotë turistja turke.
Edhe besimtarë nga Maqedonia, rrëfejnë se pse kanë zgjedhur prej vitesh që të bëjnë pelegrinazh në malin e shenjtë të Tomorit.
Pelegrinët e parë që kanë mbërritur në Tomorr, fillimisht kanë ndjekur ritet fetare pranë teqesë së Kulmakut dhe më pas kanë bërë sipas traditës një kurban për mirësi në familjet e tyre.
Ndonëse nuk ka një numër të saktë të vizitorëve, mendohet se sivjet numri i tyre ka qenë më i madh në krahasim me vitet e tjera dhe kjo shihen nga numri i kurbaneve të therur. Pelegrinazhi po shoqërohet me masa të rrepta sigurie nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Beratit me vendosjen e rreth 200 uniformave blu në malin Tomorr për ruajtjen e rendit dhe qetësisë, dhe mbarëvajtjen gjatë ditëve të festës.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO