Reportazh/ Shkodër, Kodrat e Tepes
zona me histori që po zhduket!

Reportazh/ Shkodër, Kodrat e Tepes<br />zona me histori që po zhduket!
Ëndrra e profesor Giorgio Faraggiana, kodrat e Tepes në Shkodër duket se nuk kanë asnjë lidhje me pjesën tjetër të qytetit. Bashkëjeton me lashtësinë e ngjarjet e shumta historike por asnjëherë ajo zonë nuk mori vëmendjen e pushtetit lokal apo qëndror. Të dy rrugët që të çojnë atje, njëra nga pjesa e Kalasë dhe tjetra që të lidh me lagjen e banuar janë ta amortizuara dhe vështirësisht të kalueshme.

Segmenti që të çon deri në majën e kodrës nuk është shumë i gjatë. Që në metrat e parë përballesh me ish-repartet ushtarake në kohën e komunizmit që kanë degraduar totalisht dhe nuk vihen në funksion për asgjë. Nga lart duken rrugët që gjarpërojnë, tunele dhe një pamje e trishtë nga harresa por që të sjell në mendje Shkodrën e lashtë. Numri i shtëpive është shumë i vogël dhe të gjesh dikënd për të folur është thuajse e pamundur. Të gjithë nuk duan gjë tjetër, veçse të ikin nga aty. Edhe pse dikur banorët e qytetit të Shkodrës banonin aty rreth e rrotull sot askush nuk e preferon më pavarësisht historisë dhe asaj që përfaqëson.

E konceptuar edhe si vend strehimi në raste luftash, eksplorimi në ditët e sotme të bën të kuptosh për vlerat natyrore, historike e kulturore por edhe keqardhjen për gjendjen e mjeruar në të cilën është lënë. Dy tablo të kundërta që në 25 vite jetonë bashkë.

Rreth e rrotull ndodhet rezervuari i ujësjellësit të Shkodrës. Brenda tij Shkodra vjen me një pamje të mrekullueshme që të rrëmben shumë shpejt në qetësinë absolute dhe imazhin e qytetit shekullor. Një zonë e vogël por që mund të shërbejë për medituesit, aventurierët, fotografitë e ata që kërkojnë ta njohin ndryshe qytetin mijëravjeçar.
Mundësitë për ta zhvilluar janë të mëdha ashtu siç edhe opsionet për të ndërtuar njësi të ndryshme si spitale apo objekte të tjera duke i dhënë vlerat që meriton. Sot pak e njohur, kodrat e Tepes qëndrojnë të vetmuara me shpresën se një ditë ai vend më shumë se historik do jetë pjesë e integruar e Shkodrës e jo zona e mbuluar nga harresa e kohës e braktisja që nuk ndalet!
 
Rrugët
Të dy rrugët që të çojnë atje, njëra nga pjesa e Kalasë dhe tjetra që të lidh me lagjen e banuar janë ta amortizuara dhe vështirësisht të kalueshme
 
Banorët
Numri i shtëpive është shumë i vogël dhe të gjesh dikënd për të folur është thuajse e pamundur. Të gjithë nuk duan gjë tjetër, veçse të ikin nga aty
 
Pamja
Shkodra vjen me një pamje të mrekullueshme që të rrëmben shumë shpejt në qetësinë absolute dhe imazhin e qytetit shekullor. Një zonë e vogël por që mund të shërbejë për medituesit, aventurierët, fotografitë e ata që kërkojnë ta njohin ndryshe qytetin mijëravjeçar

shkoder kodrat e tepes
shkoder kodrat e tepes

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

'Pakot me kokainë ishin fshehur në kroskot! Shkatërrohet grupi shqiptar në Itali që trafikoi drogë me vlerë 5 milionë euro! Video e operacionit

'Pakot me kokainë ishin fshehur në kroskot! Shkatërrohet grupi shqiptar në Itali që trafikoi drogë me vlerë 5 milionë euro! Video e operacionit