REPORTAZH/Dëbora rikthen magjinë për turistët në Dajt

Dëbora e rënë në Tiranë, zhvendosi kryeqytetasit drejt malit të Dajtit. Jo vetëm nga Tirana, por edhe nga qytetarët nga pjesë të tjera të Shqipërisë zgjodhën malin e Dajtit për të kaluar momente harmonie dhe argëtimi me familjarët e tyre. Për të parë panoramën që të ofron Dajti, mund të ngjitesh me teleferik, me makinë, ndërsa disa prej tyre kanë zgjedhur rrugën ta bëjnë në këmbë.

“Jemi nga Tirana, dhe është hera e dytë që vijmë në Dajt dhe po kënaqemi shumë vërtetë. Herën e parë km ardhur kur isha vetëm fëmijë dhe nuk e mbaj mend shumë. Shtëpinë e kemi afër dhe kemi ardhur në këmbë”, thanë disa qytetarë.

Por për shkak të dëborës, rruga vende-vende është bllokuar. Borëpastrueset punonin që turistët ta shijonin bardhësisë në mal

 “Gjatë gjithë kësaj kohe kemi pastruar me thikë dhe kemi hedhur kripë në çdo vend, duke liruar rrugët dhe duke bërë lëvizjen sa më të lirë për qytetarët”, tha mirëmbajtësi i rrugës.

 

Jo vetëm vendas. Kjo vajzë e re nga Kosova viziton për herë të parë Tiranën. Ajo ka lënë borën atje dhe zgjodhi Dajtin për të ruajtur kujtime të bukura.

“Kjo është hera e që vij në Tiranë, nuk kam ardhur më parë. Dhe Dajtin e vizitoj për herë të parë, është vërtet shumë bukur, tha turistja nga Kosova.

Në ngjitje të rrugës për në Dajt, ajri i pastër, i freskët, bora mbi pemë, rrezet e diellit formojnë një peizazh relaksues. Me origjinë nga Dibra kjo familje ka nostalgji për borën dikur në vendin e tyre. Por prej vitesh në Tiranë, e shijojnë atë radhë, siç ndodhi këtë herë, ndaj i janë ngjitur Dajtit.

“Ne nga Dibra jemi, atje bie më tepër borë se këtu. Kemi vite që kemi ardhur në Tiranë dhe na kishte marrë malli për borën dhe dolëm ta shohim në Dajt”, tha familja nga Dibra.

Për të kujtuar kohën kur vinin në adoleshencë në kampe, iu rikthyen sërish Dajtit, kësaj here për të adrenalinë

“U organizuam me vëllain dhe me djalin e xhaxhait. Erdhëm këtu dhe thamë po bëjmë xhiro. Këtu kemi shumë kujtime. Unë kur kam qenë i ri, të paktën kam ardhur nja 15 herë në kamp. Kam ardhur dhe me makina, por me teleferik është hera e parë që vij këtu”, thanë disa adoleshentë.

Një ditë në Dajt nuk është vetëm kënaqësia nga dëbora apo pamja që të ofron teleferiku. Përveç fotove në bardhësinë e dëborës këtu në Dajt, ju mund të shijoni dhe një xhiro ose një shëtitje në natyrë me kuaj. Kur bëhet fjalë për ushqim të shijshëm dhe tradicional të gjithë dorëzohen. Në restorantet e Dajtit mund të shijoni një pafundësi gatimesh tradicionale pranë zjarrit të një oxhaku dhe nga dritarja shikoni bardhësi.

“Turistët janë reduktuar. Turistët që vijnë nga jashtë. Vijnë dhe italianë që banojnë këtu ose që kanë bizneset e tyre këtu. Dhe nga Kosova vijnë mjaftë turistë, që e vizitojnë Dajtin. Ne mundohemi që t’i ofrojmë turistëve qoftë gatime, qoftë mikpritje qoftë gatime kulinarie të nivelit bashkëkohor”, tha një menaxher i një restoranti në Dajt.

Mali i Dajtit nuk vizitohet vetëm në sezonin e dimrit kur mbulohet nga bardhësia. Në pranverë kur rifillon gjelbërimi dhe ajri i pastër larg smogut kthehet në magnetin që tërheq turistët.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ça bëhet: 17/02/2021 19:10

    .......dhe doni vaksina nga Evropa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi