Aurora Kodra, një 16 vjeçare, me buzëqeshje ironike dhe me buzë të trasha, nuk mund të largohet nga shtëpia e saj që ndodhet në qytetin verior-malor të Shkodrës, në Shqipëri. Nëse del jashtë shtëpisë ajo rrezikon jetën e saj sepse është objektiv i gjakmarrjes. Shkak është një grindje mes familjes së saj dhe një familjeje tjetër.
Gratë e reja kanë qenë gjithmonë të përjashtuara nga kodi i lashtë i gjakmarrjes i njohur si Kanuni, i cili zbatohet ende në malet gati të padepërtueshme të këtij kombi të vogël, në detin Adriatik. Kjo ndryshoi me vrasjen 17-vjeçares, Marie Qukaj. Kur janë dëgjuar të shtënat nga rivali i familjes Qukaj, gjyshi i saj ishte duke korrur grurin në fermën e tyre në rajonin e Dukagjinit. Familjet ishin grindur për të drejtat e ujitjes. Nëse do të ishte vrarë një djalë, do të ishte konsideruar e drejtë në përputhje me kodin. Vrasja e një vajze në një familje është një linjë që kurrë nuk duhet të ishte kapërcyer.
"Problemin e gjakmarrjes njerëzit sot po e përdorin sipas interpretimit të tyre personal, duke e përshtatur Kanunin me nevojat e tyre", - thotë Gjin Marku, drejtor i Komitetit të Pajtimit Kombëtar, i cili është përpjekur të parandalojë gjakmarrjen. "Ata janë duke abuzuar me ligjet në vend duke mos iu përmbajtur shkrimit origjinal, dhe kjo është arsyeja pse vajzat si Marie, shihen si objekt i gjakmarrjes" - thotë Marku. "Ky është një problem shumë i madh për ne".
Kanuni, ose Kodi i Lekë Dukagjinit, ekziston në Shqipëri që prej 500 vjetësh, por të dhënat e sakta datojnë që në epokën e bronzit. Versioni i shkruar i Kanunit të Shqipërisë u krijua në shekullin e 15-të nga princi shqiptar, Lekë Dukagjini. Ai u bazua në një sërë ligjesh e kodesh të transmetuara gojarisht për qindra vjet me radhë. Ky kod, i respektuar gjerësisht në të gjithë vendin u ndalua me ligj, në kohën e monizmit, deri në vitet 1990. Por vitet e fundit, në periudhën e demokracisë, Kanuni është ringjallur, kryesisht në veri të Shqipërisë.
Në një vend pa gjykata efektive dhe me një qeveri të parë gjerësisht si të korruptuar, Kanuni vazhdon të shërbejë për shumë kënd si një kushtetutë jozyrtare, thonë ekspertët. "Sy-për-sy" është një formë drejtësie, që inkurajon vrasjet, për të vendosur në vend nderin.
Pra, Kanuni karakterizohet si lufta e familjeve që janë në konflikt, dhe ka vrarë aq sa nuk dihet, gjenerata të tëra, thotë Marku.
Komiteti Kombëtar i Pajtimit raporton se janë 10.000 gjakmarrje të ndodhura në Shqipëri që nga viti 1990 dhe janë 1.600 familje të fshehura për të shmangur viktima të tjera, të drejtësisë vigjilente.
Sipas asaj që shkruhet në Kanun, ata mund të vriten vetëm jashtë mureve të shtëpisë së tyre. Si rezultat, njerëzit të cilët kanë vrarë, shpesh fshihen ose mund të burgosen nga shteti. Por të afërmit e tyre ngujohen duke u bërë robër të shtëpive të tyre, të paaftë për të studiuar apo të jetojnë një jetë normale.
Konflikti i familjes Kodra, me familjen Mataj, banor i një fshati tjetër e ka zanafillën tek blerja e një cope toke në vitin 1940. Gjatë kohës së regjimit komunist, gjakmarrja ishte e ndaluar, ndaj edhe dy edhe dy familjet "gjetën paqen". Por hakmarrja rifilloi me vrasjen e një anëtari të familjes Kodra, pas viteve 90-të. Që prej 10 vjetësh, nëna e Aurora Kodrës, Shpresa, sjell të ardhurat kryesore në familje. Babai i Aurorës nuk largohet nga shtëpia se i frikësohet jetës së tij, ndërsa vëllai 20-vjeçar është larguar në Suedi për të kërkuar azil. Kanuni nuk është menduar për të inkurajuar sa më gjatë grindjet, teksti i tij parashikon ndërmjetësimin e konflikteve, por njerëzit në veri mbështeten më shumë tek interpretimet e tyre sesa tek ajo se çfarë thotë Kodi i Lekë Dukagjinit. Bashkimi Evropian nuk e ka theksuar si kusht të eliminohet Kanuni, që Shqipëria të jetë anëtarë e BE, por ka nënvizuar mangësi në zbatimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Këto u identifikuan si arsye për mohimin e anëtarësimit në 2010-ën në BE. Marku nuk beson se ligji do të arrijë ndonjëherë në ato rrethina. Ai thotë se Kanuni do të vazhdojë të punojë si një kod drejtësie. "Unë besoj se Kanuni origjinal do të sundojë vendin tonë edhe njëherë, e do të jetë i lirë"- thotë ai. Ndërkohë, prindërit e Aurorës e ndalojnë atë të dalë. Ajo i kalon ditët e saj duke naviguar në internet, duke shikuar televizor ose duke lexuar në dhomën e saj të vogël, e cila është në katin e dytë të shtëpisë. "Kam miq, por jo ato që kam pasur më parë", - thotë Aurora. "Ju e dini, kur distancohesh, dashuria gradualisht zbehet, derisa zhduket fare".
/Shqiptarja.com