Reportazhi në botën arbërore të Sicilisë! Kostumet arbëreshe si ide për ringjalljen e etnisë dhe ruajtes së rrënjëve

Reportazhi në botën arbërore të Sicilisë! Kostumet arbëreshe si ide për ringjalljen e etnisë dhe ruajtes së rrënjëve

Kostumet Arbëreshe

Kostumi arbëreshe 

Mbi kërkimet mbi kostumet arbëreshe të Kundisës janë bërë shumë kërkime por vetëm disa prej tyre kanë dhënë një kontributë të madh. Le të përmendim këtu Rosa Cuccia Genevose, si edhe mësuesit Tommasa Guerin me kolegen e saj Giuseppina Cuccia, papas Nino Cuccia etj.

Isha ulur pranë një bari tek  sheshi Umberto I  duke marrë informacione  mbi arbëreshët e Kuntizës, ku ndodhet edhe shtpia Genovese, një nga familjet më me zë në Kundisë. Më thonë që familja e saj ka në përdorim një arkiv privat ku flitet për një kostum Kundisës së vitit 1717.  Familja është trasferuar, por dikush më thotë që ka ardhur  Vajza e Rosa Cuccia Genovese, e quajtur Maria, me profesion avokate, banuese në Veri të Italisë,e cila nuk harronte rrënjët e saj dhe zbriste do vit në  Kundisë.

 Një prej arbëreshëve Spera Francesco, kishte numrin e telefonit të saj dhe kështu u  lidhem menjëherë me zonjën Maria Cuccia.  Më bëri përshtypje disponibiliteti i saj, gadishmëria  për të bashkëpunuar. 

Ishte jashtë qendrës,  dhe përgjigja  e saj ishte: Per 10 minuta jam aty.

Na gjen tek sheshi dhe me buzën në gaz. Na përshëndet, në vështrimin e saj ishte dashuria e gjakut të shprishur, krenaria e të qenit arbëresh, dhe  më furnizon me materiale që familja e saj ruante në arkiv.

Bejmë disa foto të dorëshkrimeve që dispononin.  Jena traktate noterile, dokumenta të Corte civile të Kundisës, dokumenta të cilat i përkasin viteve nga 1615 deri në vitet 1800. Janë të ruajtura me shume kujdes dhe të lexueshme. Na jep librin  që nëna e saj kishte shkruar dhe komentuar dhe pershëndetemi që të dali një libër në gjuhën shqipe mbi Kundisën që ne banorët ta kemi në komodinat tona.

Shfeltojmë materialet

Më tërheq kapitulli  Marrveshjet e Martesës (Capituli matrimoniali).

Midis shumë marrveshjeve ishte edhe një akt që i përket martesës  Rosalia Musacchia, 16 vjeçe, vajza legitime e  Teodoro e Geltrude Musacchia nga njëra anë dhe  Pietro Macaluso, bir legjitim i  Giovanni dhe Caterina Macaluso, dhe mban datën 23 janar 1706.  Gjithësej janë 5 fletë, dhe preëizohet që  martesa do të zhvillohet “ alla greca  grecaria” shprehje kjo që spjegohet me një instrument dhënë në aktin 1717: secundum morem, rithum ed consuetudines greco rum seuverius, secundum leges et iura communia  vulgariter dicta alla greca  grecaria”

Një akt tjetër akt ku flitet në mënyrë të qart  për një martesë  “ more graecorum” me detaje dhe informacione mbi kostumin e Kundisës është ai i vitit 1719.Dokumenti në fjalë, ndryshe nga dokumentat shkruar në latinisht sipas rregullave notarile, ështe përpiluar prej familjarëve të nuses dhe dhëndrit, ku shprehet qart edhe mënyra e tyre të të qenit, të vepruarit si edhe të menduarit, si edhe martesa  “alla greca grecaria” dhe kontrata ishte e bërë midis dhendrit dhe babait të nuses. 

Paja martesore e viti 1719

8  funde;  nga të cilat 3 prej tyre të qendisura me ar, ndërsa 5 të tjera të përditshme

3 cajuli Një e qëndisur,  dhe 2 të tjera me tesut  kadife dhe garnitur kremi

2  palë mëngë; një palë kadife dhe një palë me lesh.

2 sqepi  me garnitur të punur me fije ari të hollë

1 vello puro mëndafshi dhe punuar me fije të hollë floriri.

2 breza të qendisura dhe me një togëz argjendi 

2 fodette ( fustane, pelerina)  njëra me  me copë të hollë dhe tjetra e përditshme leshi

Për sa i përket acesorit të fundit që janë Fodetta, shprehur në djalektin sicilian, e cila kompeton garderpën e gruas arbëreshe dhe është baze e garderopës dimërore.  Në rastet gala vishej fundi me shumë pala, i gjerë  disi i fryrë.   “Vestito di panna”  i përket periudhës së rinashimentale

Flitet për një martese, me tesute të çmuara, me ar e argjend,  me dekorime por edhe me një madheshti aktit të martesës, ku martesa duhet të tregojë ragun e lart, krenari dhe mirqenie por edhe shkëlqim, martesa këto që edhe sot janë karakteristik  e popullit arbëror. 

Jo më kot nënat arbëreshe të Kundisës uronin:

“Vafshë e veshur si Ulliri e qiparisi”

Nëna e nuses uron vajzën e saj me këto fjalë:

Shtofshë e burofshë sa rërë ka dejti e sa illëzja (yje) ka qiellia( qielli)

Ky urim ishte urim i  trashgimnisë, për të qenë fertile e të shtojë farë e fisin arbëror, që kjo farë mos të zhduket. 

Ndërsa cifti i sapo martuar kalon nëpër rrugë, disa fëmijë  tundin “ flammeli” (tip flamujsh), dhe hedhin në rrugën që ata përshkruajnë kripë dhe e bukë, veprim që e shoqërojnë me këto fjalë:

Ju buroftë e mira si buka e si kripa.

Shprehje ku përmbledh kodin moral të asaj kohe dhe shoqërie. Kjo derë e re që po hapet ti  degjohet zëri i mirë, “Fama dhe voce” . Në vijim kostum i grave i veshur në 1800 në Contessa Entellina,( kolleksione Private) burim Rosa Cuccia Genovese

Kostumi i burrave

Si në shumë krahinat e Kalabrisë ku  kostumi i burrave nuk është njohur,  në  Kundisë  kërkuesja e botës arbëreshe  e R. C. Genovese, na njeh në arkivin e saj me një analoge “ giambra in sete verde”, qendisur me flori  dhe i përket viti 1840. Kostum ky përdorur në Contessa  Entellina.

Në vijim analogu i kostumit lartpërmendur.

Kostumi arbëresh e krijuar nga nxënësit e shkollës

Nga mesuesja Tommasa Guarino  mësojmë se një tjetër studiues që u interesua mbi kërkimet e kostumeve arbëreshe të Contessa Entellina\ Kundisa ishte edhe papas Nino Cuccia, i cili interpellon që kostumi më antik  i Kundisës është e Familje Mulè, të cilët deri në fillim të shekullit XX ishin në Kundisë dhe më vonë u trasferuan në Palermo. Por deri më sot nuk gjenden gjurmë të kësaj familje në Palermo. Nga kërkimet që janë bërë nuk janë gjetur gjurmë të kostumit të Kundisës para shek të XX.

Në vitin 1937 vjen në Contessa Entellina\Kundisa,  suor Giuliana Cusimano nga Piana degli albanesi dhe i lind dëshira që të krijoi një kostum arbëresh dhe si rrjedhoi krijuan edeh disa familje të tjera njò prej tyre kishte edhe Filomena Cuccia . Thuhet që kostumin më të heshme i viti 1935 ka qenë veshur nga zonja Vita Lo Iacono , e cila ishte e njejtë me atë të Piana  degli  Albanesi. Imitime të tilla vazhduan të krijonin rreth viteve 50.

Kostumi realizuar në 1970\1990

Në vitin shkollor 1978\79 mësueset e shkollës elementare Gjergj Kastrioti; Cuccia Giuseppina dhe Guarino Tommasa marrin një nismë  të krijonin kostumin e Kundisës. Qëllimi ishte të rizgjonin identitetin. Kështu fillojnë kërkimet, duke iu rikthyer sunduqeve, por edhe duke bërë kërkime në terren. U morën shumë informacione nga të moshuarit e asaj kohe se çfar ruanin në kujtesën e tyre.

Tommasa,  na thotë që  shkak për krijimin e kostumit ishte jo vetëm ideja e ringjalljes së etnisë arbëreshe, ruajtja errënjëve,  por sa herë që shikoja një  foto ku gjyshja ime ishte e veshur me një kostum, të cilin  akoma e ruaj në sunduk, më shtynte kurioziteti por edhe një detyrim moral, që ne si komunitet të kishim kostumin tonë si pjesa tjetër e arbëreshëve të Italisë.  Kostumi në fjalë ishte një veshje fundi i viteve 1800.

Fustani ishte  ngjyrë  vjollcë e celur,  me një garnitur dhe  një tantellë, brënda në sunduk  kishte një “ korse- corpetto” shumë aderente,  me të njejtën ngjyrë të cilën gjyshja ime e vishte në raste të veçanta.

Kërkimet për krijimin e kostumit  u bënë edhe tek personat e vjetër në moshë ku dolën fjalor si; Xhipuni, çerri, xhëllonja, vanterja që korrespondojnë me pjesët përbërse të të gjithave kostumeve arbëreshe në territorin italian.

 Tommasa rrëfen se kishte edhe  kolegen e saj, Mësuesja Giuseppina, e cila që nga ana tjetër interesohej dhe zbulon që në shtëpi, vjerri i saj Giuseppe Lo Iacono nga viti 1912 -1920 ishte mësues në Vlorë dhe kishte sjellë prej andej një xhaketë, elegante karakteristike e krahinës jugore.

Duke mos patur shumë elemente, dhe një konfuzion,  mësueset Tommasa dhe Giuseppina kërkuan ndihmen e e Prof  Raffaello Piraino docent në Akademmia belle Arti të Palermos, skenograf dhe kostumista, kishin bërë takim edhe me dott. Trapani della Pettina, atëherë ishte President i Istitutit për mbrojtjen e historisë dhe traditat siciliane iu përgjigjet se; Kostumi që vishet në Pallazzo Adriano dhe në Mezzoiuso mund të jetë edhe ai i Contessa Entellinës\ Kuntisa.

Në vitin shkollor 1997/98 u krijua edhe grupi shkollor folklorik "Brinjat". Me rastin e "Rishikimit XVI kulturor dhe folkloristik për rritjen e pakicave etnike", të mbajtur në Contessa Entellina më 30 maj 2009, pas krahasimeve dhe afiniteteve , mori përsipër barrën e dëshirës për të krijuar, njëherë e përgjithmonë, kostume më të hollësishme dhe të dokumentuara nga pikëpamja kulturore, si për zgjedhjen e ngjyrës, për pëlhurën ashtu edhe për modelin për të gjitha vajzat që i përkasin grupit folklorik "Brinjat

Lidhur me bërjen e kostumit arbëreshë të Contessa Entellina, u morën parasysh shkrimet e shkrimtarëve arbëreshë, si N.Chetta dhe A.Dara, dhe gjithashtu  të J. Houel; për qëndisjet u përdorën disa dëshmi të marra nga Shqipëria në shekullin e kaluar, për atë që ekziston edhe sot në muzetë e vendeve arbëreshe dhe shqiptare, veçanërisht të Gjirokastrës dhe Greqisë së Atikës dhe Epirit. Ekzistojnë dy versione të kostumit Arbëreshë të Contessa Entellina: një me një jelek dhe një këmishë me mëngë të gjata siç përshkruhet në pikturat e Huel, një me një këmishë më pak të spikatur, por me një xhaketë të qëndisur me shkëlqim me shqiponjën me dy koka në anën e pasme. Arritur në këtë pikë mësueset  Giuseppina dhe Tommasa krijuan kostumet: si ato të përditshme ashtu edhe Gala.. Më në fund ia arritën qëllimit. Të gjithë bashkë ndërtuan Kostumet si të përtditshme ashtu edhe kostumin Gala. Në Foto Maria Luisa  me kostumin e Kundisës realizar nga mësueset,  dhe Vicenco Cilluffo me kostumin fustannella në jug të Shqipërisë .

Ku gjetët  mbështetjen financiare  për të bërë kostumet arbëreshe?

Në vitet kur punoja unë egzistonte akoma koncepti i “idealit” dhe dhe familjet i kishim mbështetëse të mëdha, ishin të gatshme. Më vjen për të qeshur edhe sot, kur ditën e karnavaleve me maskë dhe  në rolin e zingerës kërkoja lek. Me ato të ardhurat blemë copën më të shtrenjë, kostumit Gala . Kriter tjetër që mbajtëm për të krijuar kostumin ishte afërsia që ne kishim me dialektin e Gjirokastrës. Nga ana fonetike  e folura e Contessa Entellina\ Kundisa afrohet shumë me të tyren. Prandaj edhe ky kostum ka shumë ngjashmëri me atë të Lunxherisë .

Pasi kompletuan kostumin e të rriturve, ato krijuan edhe kostumin e burrave, marrë nga modeli shqiptar. Qeleshja, jeleku, këmisha, pantallona-benevreke

Këto mësuese nuk u ndalën sepse krijuan grupin artistik të shkollës,  ku merrnin pjesë edhe  mësuesja e letërsisë Rosalia Scaturro, krijuan  grupin e baletit me drejtuesen  Valnea  Zottino,  dhe më vonë kur krijuan edhe kostumet me të mëdhenjtë pjesëmarrëse ishte edhe një nga sartat më të dëgjuara në Palermo Goppi e cila i sygjëronte që kostumet të dilnin sa më të sakta në bazë të kërkimeve të tyre, një ndihmë të madhe iu kishte dhënë edhe Papas Nicolò Cuccia.  

Për punën e këtyre mësueseve pati vëmëndjen edhe të mediave

Për këto mësuese të palodhura si Tommasa Guarino e Giuseppina Cuccia, mbi punën e tyre shkroi edhe shtypi.

Gazeta  “Shkëndija” organ dyjavore  arsimore pedagogjike dhe shoqërore, iu dedikua artikullin  “Ngjallim dashurinë për mëmëdheun, ndërsa  në Kosovë me titullin  “Shtojme dashurinë për gjuhën amëtare”.

Shkruan gazeta “ Katundi ynë”, revista “ Lidhja”. Por edhe shtypi “ Sicilia”

Interessante ishte trasmetimi i valve “ Radio Entella arbëreshe” ku një rubrikë të veçantë e kishte shkolla dhe punimet e aktivitetet e tyre. Ajo periudhë-thotë Tomasina- ishte periudha më artë e epokës sime. Nuk ndjenim lodhje vetëm pasioni dhe dashuri për të bërë diçka të bukur për Horën tonë. 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë