Reportazhi tronditës/ Njihuni me fshatin e humbur në Shqipëri, 15 vite pa drita

Reportazhi tronditës/ Njihuni me fshatin e humbur në Shqipëri, 15 vite pa drita

Kur dritat mungojnë prej 15 vjetësh ndodh që në një fshat, banorët të harrojnë kush ka qenë presidenti apo kryeministri i fundit që kanë parë në ekranin e shtëpisë së tyre. Në realitetin shqiptar ku ata shfaqen gjithkund duket e pamundur.

E pra nuk është kështu. Sado të duket e pabesueshme, banorëve të një fshati në Shqipëri televizori nuk duhet për asgjë, bile në masë dërrmuese në shtëpitë e tyre nuk ekziston fare si objekt.

“Ca lajmesh marrim vesh na? Lajmet nuk vijne me qiri. Ministra, kryeministra nuk i mbajmë mend, nuk kemi as drita as televizor, s’kemi si ti mbajmë mend. Në 25 vite kam parë vetëm degradim. Punë s’ka, drita s’ka, përkrahje s’ka. Asistencë qesharake marr vet i pestë 40 mijë lekë të vjetra. Ju e shihni edhe vetë, rrugën, dritat, popullsinë’ shprehen banorët.

Bëhet fjalë për banorët e Brucajt në Shkodër, që e kanë harruar se kush ka qenë presidenti apo kryeministri i fundit që kanë parë në ekran në këtë fshat.

Për një pjesë është Aleksandër Meksi, e për një pjesë Fatos Nano. Ajo qe i bashkon te gjithe eshte se ora u ka mbetur rreth 15 e me shume vite me pare. Kush mundet te zbrese ne qytetin e Shkodres, edhe merr vesh ndonje gje, te tjeret jane ne terr te plote informativ.

Brucaj eshte nje fshat i shperndare ku disa lagje mund te preken vetem permes nje rrugetimi të gjate në kembe, ndërsa të tjerat kanë më lehtësisht të arritshme me një helikopter se sa me një makinë të lartë. Ky është kufiri i fundit nga ku më pas nis një Shqipëri tjetër e pak e njohur.

Edhe pse nuk janë mësuar me vizitorë, mikpritjen e kanë të rrallë....TCH

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Balerina shqiptare Anbeta Toromani merr nënshtetësinë italiane: Jam krenare që jam dhe italiane dhe shqiptare

Balerina shqiptare Anbeta Toromani merr nënshtetësinë italiane: Jam krenare që jam dhe italiane dhe shqiptare