Apeli i 'Reporterëve pa Kufij': Autoritetet shqiptare të mbrojnë figurën e gazetarit

Reporterët pa Kufij (Reporters Without Borders) kanë dalë në një deklaratë të përbashkët, ku u bëhet thirrje autoriteteve shqiptare që të mbrojnë figurën e gazetarëve. Duke marrë shkak nga rastet e dhunës që u regjistruan në protestën e opozitës, kryesisht asaj të 11 majit, apo rasti më të fundit të përgjigjes fyese dhe seksiste të kreut të ASH, Skënder Gjinushi, RSF deklaron se fryma intimiduese ndaj gazetarëve në Shqipëri, duhet të marrë fund.

Duke qenë se vendi është në pritje të një përgjigje pozitive nga Këshilli i Evropës, për  çeljen e negociatave, RSF thekson se një incident i mundshëm me gazetarët në zgjedhjet e 30 qershorit, do të ndikonte negativisht për imazhin e Shqipërisë në BE.

"RSF po proteston kundër klimës aktuale të frikësimit dhe dhunës kundër gazetarëve dhe u bën thirrje autoriteteve që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të ndaluar sulmet", tha Pauline Adès-Mével, Shef i RSF Ballkan. Përpjekjet e vendit për reforma demokratike dhe perspektivat për përparim në rrugën drejt Bashkimit Evropian kalojnë përmes një dënimi të drejtpërdrejtë të kësaj dhune dhe retorikës së disa përfaqësuesve të zgjedhur ndaj shtypit. Duke pasur parasysh situatën aktuale politike dhe fillimin e zgjedhjeve lokale më 30 qershor, RSF është i shqetësuar se incidentet e reja mund të dëmtojnë imazhin e Shqipërisë dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Shqipëri në BE-së", shkruhet në deklaratën e "Reporterët pa Kufij" (Reporters Without Borders).

Në artikull përmenden emrat e të gjithë gazetarëve që kanë rënë pre e dhunës teksa kanë qenë duke raportuar, veçanërisht në protestën e opozitës më 11 maj. Besfort Kryeziu, kameramani i Top Channel u lëndua në kokë nga një bombë molotov, ndërkohë kolegët e tij Eno Xhaja (Top Channel TV) dhe Mateo Brahja (ABC News) u dhunuan nga protestuesit. Edhe gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka raportuar kërcënimin që ka hasur nga protestuesit.

Në vëmendje janë sjellë edhe protestat e para të opozitës, ky për shkak të gazit lotsjellës mbetën të lënduar gazetarja Marsela Karapanxjo e (A2 News CNN Albania) dhe gazetari Isa Myzyraj (Ora News TV). Gjithashtu edhe lëndimin e Eliza Gjedikut nga TV Tema dhe fotoreporterit të pavarur Arben Dajçi, në protestën e 13 prillit. 

Në fund flitet edhe për intimidimin e gazetarëve nga ana e politikës duke sjellë shembullin e gazetares së Tv Klan, Enkelejda Mema me kreun e ASH, Skënder Gjinushi.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Robert: 29/05/2019 20:54

    Po c’pret nga nje kryeminister qe ne vend te mbroje fjalen e lire si lavire i sulmon mediat

    Përgjigju
  • Xhike: 29/05/2019 19:59

    Po si i behet kur gaetaret paguhen per te shpifur? Por kur gazetaret vend gjoba? Po .kur gazetaret behen dhe prokurore e gjykates ?? Po me vila ne Lalez e Himare Sarande etj??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë