Reporterët pa kufij dënojnë sulmin ndaj gazetares Klodiana Lala: Shteti ta mbrojë

Reporterët pa kufij dënojnë sulmin ndaj gazetares Klodiana Lala: Shteti ta mbrojë

Foto ilustruese

Reporterët pa kufij dënojnë sulmin me armë në banesën e prindërve të gazetares Klodiana Lala, të ndodhur një ditë më pare. Ata kërkojnë mbrojtje për gazetaren dhe denim të sulmit.

“RSF dënon sulmin me një Kalashnikov në shtëpinë e #KlodianaLala, një gazetare investigative që mbulon kronikën e zezë në #Albania. Autoritetet kanë për detyrë ta mbrojnë atë dhe të dënojnë sulme të tilla”,- thuhet në mesazhin e shpërndarë në Twitter.

Ngjarja ndodhi në orët e para të ditës së djeshme, ndërsa mendohet se një person i vetëm ka qëlluar me kallashnikov mbi banesën e prindërve të gazetares Lala, duke lëshuar rreth 10 plumba, në muret, dyert e dritaret e banesës. Fërshëllimi i plumbave, ka terrorizuar të gjithë anëtarët që ndodheshin në banesë. Fatmirësisht breshëria e automatikut nuk ka sjellë asnjë dëm në njerëz, vetëm dëme materiale. Besohet se autori i krimit është larguar me automjet nga vendi i ngjarjes për të mos u identifikuar ende dhe sot. Pak ditë më parë gazetarja Lala ka botuar në një kronikë televizive një bisedë të përgjuar mes deputetit të PS Jurgys Çyrbja me një person me precedentë penalë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur