TIRANË - I përlotur dhe me dhimbje, vdekjen e vëllait të tij Simon Gjeta një ditë më parë në krye të detyrës, Luigji e cilëson si fatkeqësi. Por 15 vite karrierë të Simonit, i kujton me krenari pasi së bashku kanë shërbyer në repartin special, aty ku këtë herë lufta me krimin i mori jetën Simonit.
....
Simon Gjeta nuk ishte i vetmi pjesëtar i familjes që shërbente pranë forcave të rendit. Për shumë vite pranë repartit RENEA ka shërbyer dhe vëllai i tij Luigj Gjeta, i cili humbjen e jetës së të vëllait e konsideron si një fat të zi.
“Ishte tronditje e thellë, ishte dhimbje e madhe lajmi për vdekjen e vëllait tim. Ai ka bërë shumë operacione të vështira të cilave u ka dalë me sukses në sajë të përgatitjes profesionale, në sajë të trimërisë që ka treguar por këtë herë ka qenë fati i tij i zi për ta marrë vdekja. Simoni ka qenë njeri i sakrificës, e tregoi edhe në rastin që dha jetën, i doli vetë në ballë”, - thotë vëllai i efektivit të vrarë në krye të detyrës.
Ai ka edhe një apel për shkelësit e ligjit, ndërsa për shtetin ndan falënderime për respektimin që i bëhet vëllait të tij si dëshmor i Atdheut.
“Unë ju bëj thirrje të gjithë elementëve kriminal të respektojnë forcat e policisë se ata janë përfaqësues të shtetit ligjor. Dua ta falenderoj shtetin për respektin në adresë të vëllait tim”, - u shpreh Gjeta.
Familja e tij në Tiranë ka hapur dyert e mortit, ku nuk mungojnë ngushëllimet nga të afërmit. Një prej tyre është dhe Gjet Ndoi, i cili kërkon nga shteti përkujdesjen për jetët e policëve në detyrë.
“Ka rreth 15 vjet që shërben, ka qenë me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ky ka qenë i pari i ka prijë si themi ne mosha jonë”, shprehet ai për mikrofonin e Report TV.
Trupi i pajetë i nënkomisarit Simon Gjeta mbërriti pranë familjes në Tiranë i shoqëruar nga policia. Ishte vetë kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako që i dorëzoi me përulje familjarëve të afërmin e tyre për t’i dhënë lamtumirën e fundit, edhe pse do të donin që Simoni të vinte gjallë nga triumfi i tij i radhës në detyrë. Kryepolici Çako udhëhoqi operacionin ku u vra dhe personi që i mori jetën efektivit Gjeta.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO