ReportTV &Shqiptarja.com më të
ndjekurit,Bollino:Respekt punës

ReportTV &Shqiptarja.com më të<br />ndjekurit,Bollino:Respekt punës
Shifrat dhe tabelat e shikueshmërisë dhe të klikimeve në web flasin qartë: Shqiptarët kanë preferuar të lexojnë dhe shikojnë Shqiptarja.com dhe ReportTv brenda Shqipërisë dhe jashtë saj për të mësuar rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve të 25 qershorit 2017.

Si tabelat e Telemetrix, ashtu dhe të dhënat e google analitics, YouTube dhe Facebook flasin dukshëm për këtë. Sipas këtyre të dhënave faktikisht 1 shqiptar në 3 ka ndjekur Report TV ose Shqiptarja.com. Nëse konsiderohen fëmijët dhe të moshuarit, çdo zgjedhës e ka marrë vesh rezultatin nga grupi ynë mediatik.

telemetrix

Në një bisedë falenderimi dhe mirënjohje për të gjithë gazetarët, kameramanët e teknikët, Carlo Bollino, drejtuesi i Shqiptarja.com dhe Report TV u shpreh se "vetëm puna, serioziteti dhe profesionalizmi do të na bëjnë përherë të besueshëm e të fitojmë respektin e shqiptarëve".

redaksia
(Redaksia e Report TV dhe Shqiptarja.com) Foto të tjera


Bollino inkurajoi gazetarët e rinj që ta bëjnë përherë me pasion këtë punë të bukur të gazetarisë: "Keni dëgjuar një fjalë të shëmtuar për gazetarë "kazani", por refuzojeni me shumë fuqi. Ndoshta në Shqipëri ka gazetarë dhe media që e meritojnë këtë fjalë të shëmtuar, por ne jo dhe këtë na e tregojnë shqiptarët që na vlerësojnë duke na ndjekur e besuar". "Pretendoni respekt nga politikanët. Kur ata ju refuzojnë, mos i lusni, mos i ndiqni.Tregojmë të vërtetën, sepse vetëm në këtë mënyrë do të meritojmë respektin e lexuesve e të kujtdo".


[gallery]22837[/gallery]

redaksia

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë