Rep-pop/ Flloko, Çaushi dhe Ferri, aktorët më të pashëm të para viteve 90’ që ‘çmendin’ vajzat

Megjithëse sot kinematografia shqiptare ka rënë në një gjumë të gjatë letargjik, dikur në një realitet bardhezi po përjetonte kulmin e saj.

Me dhjetëra breza janë rritur me ngrohtësinë e filmave, të qeshurat dhe dashurinë naive të ekranit që deri më sot mbledhin rreth tij me nostalgji familjet shqiptare.

Por le të flasim pak për aktorët e mëdhenj dhe të pavdekshëm të kinematografisë shqiptare, aktorët që nuk kanë asgjë më pak se ata të njohurit e Hollyëoodit dhe që në kohën e tyre “çmendin” vajzat shqiptare.

Timo Flloko ka qenë një nga aktorët më karizmatik dhe nga të paktit që të gjithë jetën e tij ia ka dedikuar vetëm filmit. Aktori i cili ka nisur karrierën në moshën 19-vjeçare u kthye shpejt në një yll të vërtet, duke prekur dhe shijuar edhe skenat e huaja. efekt Jam e sigurt se askush nuk mund të harrojë këtë interpretim! 

Aktori i mirënjohur Kastriot Çaushi, nuk kishte si të mungonte nga lista jonë! Shikimi depërtues dhe sharmi veçanërisht në filmin “Nusja dhe shtetrrethimi” në të cilin edhe ka spikatur.

Ai mbetet edhe sot një aktorët më të pashëm, pavarësisht viteve që kanë kaluar. 

Me flokë kaçurrelë dhe tipare të errëta, Xhevdet Ferri ishte padiksutim një nga aktorët më të pashëm që kemi pasur dhe në nga më të dashurit për publikun.

Me rolin e Trimit në filmin “Përrallë nga e kaluara”, aktori ka tërhequr vëmendjen e të gjithë vajzave.

Me sytë bojëqielli, tiparit e tij më të fortë, Viktor Zhusti renditet gjithashtu në një ndër aktorët më të pashëm që ka pasur kinematografia jonë. 

Megjithëse me sy të çelet, aktori kishte tipare të errëta gjë që e bënte edhe më tërheqës.

Kanë kaluar plotë 31 vite nga premiera e “Pallatit 176”, por Fredi dhe prapaskenat gazmore të dashurisë së tij me Elsën shkaktojnë edhe sot shumë të qeshura. Ky është Gëzim Rudi, që me Fredin, i cili ishte edhe roli i tij i par fitoi menjëherë dashurinë e publikut shqiptar.

Me talentin dhe bukurinë e tij fisnike, aktori e ruajtur këtë dashuri gjatë gjithë karrierës së tij.

Këto ishin disa prej figurave dhe aktorëve më të pashëm të kinematografisë sonë deri në fillim te viteve 90, pasi më pas kjo industri ka pësuar fatkeqësisht rënie...

Talenti në Shqipëri nuk ka munguar kurrë dhe as vullneti i mirë...mbase është koha të ringjallemi sërish fytyrën arvtistike që ka ky vend!

J.GJ./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lymi Tutit: 22/11/2021 09:01

    Keni harruar Bujar Lakon !! Qe nga pamja,karakteri,temperamenti,etj.(Nuk po flasim per lojen si aktor,ku gjithashtu ka shkelqyer)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni