Rep-pop/ Pasioni për boks dhe rep, Noizy nga Londra në Durrës! Shpresa për një jetë më të mirë dhe rikthimi në atdhe, artistë shqiptarë që dikur jetonin si emigrantë dhe sot ‘çmendin’ turmat (VIDEO)

Emigracioni për shqiptarët ka qenë gjithnjë një “shpëtim”, por sado larg të shkojmë gjithmonë do të mbetet ajo lidhja e fortë dhe speciale me Shqipërinë.

Shumë nga artistët shqiptarë që sot i shohim me adhurim dhe i duam për punën që bëjnë, dikur kanë kërkuar bashkë me familjen, ose vetëm shpresë jashtë vendit.

Rep-pop ka përgatitur një listë me këngëtarët që kanë jetuar në emigracion, por janë kthyer në Shqipëri dhe kanë realizuar ëndrrat e tyre.

Ishte viti 1997, kur Rigerls Rajku bashkë me familjen e tij janë larguar në Britani, për një jetë më të mirë. Siç ka treguar në shumë intervista, reperi Noizy ai ka jetuar në një prej lagjeve më të rrezikshme të Londrës, ku ka patur edhe kontaktin e tij të parë me boxin, një prej pasioneve të tij.

Në atë kohë ka nisur edhe dashuria e tij për muzikën. Ai ka marr pjesë në “Këngën magjike” me “veç për ty” në vitin 2007, këngë e cila ka qenë bileta e tij për t’u kthyer në Shqipëri.

Noizy numëron me dhjetëra hite.

Alban Skënderaj ishte akoma në Itali, kur krijoi këngën “Vetëm Ty”, e cila fillimisht nuk u pranua në ‘Festivalin e Këngës”. Megjithatë Albani nuk hoqi dorë, pasi me të njëjtën këngë mori pjesë në “Top Fest”, ku edhe fitoi çmimin e parë, duke u bërë kështu i njohur për publikun shqiptar.

Ky ka qenë edhe momenti, kur këngëtari i baladave të dashurisë, vendosi të linte emigracionin dhe të kthehej në tokën shqiptare për t’u bërë një nga artistët më të mirë të vendit tonë.

E kujtoni koncertin e Unikatilit? Reperit më të vjetër shqiptar në vitin 2018 në Durrës?

Sigurisht që askush nuk mund ta harrojë, pasi ai bëri bashkë me mijëra shqiptarë nga e gjithë bota, vetëm për të parë të preferuarin e tyre...Unikatilin.

Reperi ka emigruar bashkë me familjen e tij nga Kosova në kohën e luftës me Serbinë, në Neë York ku jeton edhe sot, ndërsa nuk harron të jetë aktiv në muzikën shqiptare duke bërë hite!

Kjo është Miriam Cani, kur ishte pjesë e një gropi muzikor vajzash në Gjermani, ku edhe arriti shumë në karrierën e saj. Ajo pasi grupi u nda arriti të bëhej edhe prezantuese në shumë shoën gjermane. Por si thonë nuk ka si vendi jot...Miriam mori pjesë në musicalin “Chicago” i cili i bashkoi edhe me dashurinë e jetës së saj Alban Skënderaj, duke bërë që ajo të qëndronte përfundimisht në Shqipëri.

Dafina Zeqiri, sot këngëtarja e shumë hiteve, ka lindur, është rritur dhe shkolluar në Suedi. Vendimin për t’u kthyer në vendin e origjinës së saj, Kosovën, e mori për të bërë realitet ëndrrat e saj në lidhje me muzikën.

Ajo u shfaq për herë të parë në këngën “La vida Loca”

Dafina është një nga artistet më të talentuara dhe të suksesshme të vendit tonë.

Këto ishin disa prej këngëtarëve shqiptarë, që kanë jetuar në emigrim, janë kthyer në vendin e tyre, kanë luftuar për ëndrrat dhe tani... po i jetojnë ato!

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cuku: 16/01/2022 22:22

    Keni harruar Stresin , emigrant ne Tirane

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen