Rep-pop/ Sara Hoxha, Kiara Tito dhe Olsi Bylyku, artistë shqiptarë që na argëtojnë edhe përmes youtube-it (VIDEO)

Doni të promovoni biznesin tuaj? Keni një talent? Apo doni të shfaqni personalitetin tuaj dhe thjesht të bëheni viral? Ka kaq shumë platforma ku mund të gjeni veten, por një ndër më të mirat dhe të suksesshmet është youtube!

Shumë njerëz në botë por edhe në Shqipëri përmes youtube-t provojnë jetën dhe përditshmërinë e tyre duke fituar ndjekës dhe para! Pasi nëse ende nuk e dini, yotutube është një burim i cili mund të të sigurojë të ardhura, edhe të mira madje.

Megjithëse në Shqipëri nuk është shumë e përhapur, kemi Vip-a shqiptarë që e kanë zgjedhur si platformë dhe janë shumë argëtues!

Së fundmi familjes së Youtube, i është bashkuar një personazh për të cilin publiku kërkon të di më shumë, Sara Hoxha!  Madje ajo e ka nisur këtë udhëtim përmes një videoje ku i përgjigjet pyetjeve më pikante të publikut!  Duket se Sara do të vijojë të na bëjë shoqëri dhe të na tregojë copëza të përditshmërisë së saj përmes yotutube, pasi së fundmi ka publikuar një video në të cilën shfaqet duke u bëtë gati për një event të rëndësishëm

 Një tjetër vajzë, yoututber e vjetër le të themi është moderatorja Kiara Tito, e cila prej dy vitesh ka provuar shumë në këtë platformë. *efekt* Përveç se një moderatore e zonja, Kiara në yotube, na ka provuar se është edhe një personazh gazmor me skeçet që ka krijuar. Së fundmi, ajo është fokusuar te videot që kanë të bëjnë me veshje dhe mode dhe na pëlqen shumë!

Aktor, këngëtar dhe tani një moderator është bërë Olsi Bylyku në youtube!

Ai ka krijuar një emision “Roped with Olsi” ku në çdo episod ka edhe nga një të ftuar special Duke kombinuar të gjitha karakteristikat e tij, Olsi ka arritur të bëjë një emision mjaft të ndjekur online!

Moderatorja e dashur për të gjithë Elita Rudi, pas lajmit se do të rikthehet në ekran, është rikthyer edhe në youtube, një hobi që e kishte lënë pas dore kohët e fundit. Ajo ka provuar trendin “Kush me njeh më mirë” me motrën dhe mamin e saj, ndërsa “Make up nga bashkëshorti” me Gjikon.

Këto ishin disa prej youtubersat më interesant që na argëtojnë përmes platformës!

Po ju cilin personazh dëshironi të shihni në Youtube?!

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë