Rep-pop/ Sfida vështirësi edhe pengesa, çifte në Hollywood që na provuan se dashuria e vërtet ekziston

Sa herë kemi dëgjuar për tradhti dhe skandale në të cilat janë përfshirë çifte të njohura hollywoodiane? Sa herë na kanë bërë të mendojmë se bëjnë jetën perfekte por në fakt, kanë ndërtuar rreth vetes një fasadë e bukur.

Megjithatë historia është aty për të na treguar se ka edhe nga ato çifte në Hollywood, që edhe pas shumë vitesh në një marrëdhënie, vazhdojnë të kenë një jetë të lumtur duke na bërë të besojmë në dashurinë e vërtet.

Historia e bukur e dashurisë mes Johns Legend dhe Chrissy Teigen e cila pasojë me krijimin e një familjeje, nisi 12 vite më parë, kur këngëtari po xhironte videoclipin e këngës “Stereo” modele e së cilës ishte Chris.  Megjithëse ky ishte videoclipi ku ata ranë në dashuri, “All of me” është ai që kanë krijuar në emër te gjithçkaje që kanë ndërtuar së bashku.  Ata tani kanë dy fëmijë, Lunën edhe Miles, fryt i dashurisë së tyre shumëvjeçare.

E bukura, Mila Kunis dhe bashkëshorti i saj Ashton Kutcher, janë njohur në 1998 gjatë xhirimeve të serialit “That '70s Show” ku edhe dhanë puthjen e tyre të parë  Kjo ka qenë puthja e parë e aktores, e cila në atë kohë ka qenë vetëm 14 vjeç. Pas kësaj, ata vazhduan jetën e tyre të ndarë dhe u ritakuan sërish në vitin 2012 për t’u mos u ndarë më asnjëherë.  Mila dhe Ashton kanë së bashku edhe 2 fëmijë, por preferojnë të mbajnë familjen larg dritave të famës.

Çifti i radhës është Michelle dhe Barack Obama të cilët numërojnë së bashku plot 32 vite së bashku.  Ata janë njohur në një firmë ligjore, në të cilën Michelle ishte eprorja e Barackut dhe shume shpejtë ranë në dashuri. Çifti nuk humb rastin të shprehe ndjenjat e forta ndaj njeri tjetrit, duke mos nguruar të falin puthje edhe përqafime në publik. Sot, disa vite pas angazhimit maksimal si president i SHBA, Barack dhe Michelle jetojnë të qetë dhe të lumtur me 3 vajzat e tyre.

Në 1997 kur David Beckham ishte një futbollist i ri me ëndrra është njohur me gruan e jetës së tij, këngëtaren e grupit “Spice Girls” Victoria Beckham.  Çifti i njohur i Hollywoodit është i martuar prej më shumë se 20 vitesh dhe ende duken të dashuruar dhe të lumtur me familjen që kanë krijuar.  David dhe Victoria janë tërhequr nga profesionet e tyre për të cilat janë bërë të njohur dhe janë fokusuar në biznes.

Këto ishin disa prej çifteve në Hoolywood, që pavarësisht kohës, vështirësive dhe sfidave nën dritat e famës, ja kanë dal të mbajnë gjallë dashurinë...

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

21 janari, CRIME STORY publikon për herë të parë dokumentet e hetimit të panjohur! Sonte në 22:00 në Report Tv

21 janari, CRIME STORY publikon për herë të parë dokumentet e hetimit të panjohur! Sonte në 22:00 në Report Tv