Reprociteti i targave mes Kosovës dhe Serbisë, Berisha paralajmëron Vuçiç: Po more akt aventuresk e di çfarë të pret

Reprociteti i targave mes Kosovës dhe Serbisë, Berisha paralajmëron Vuçiç: Po more akt aventuresk e di çfarë të pret

Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me reciprocitetin për targat mes Kosovës dhe Serbisë.

Sali Berisha thotë se dënon ashpër qëndrimin e Presidentit të Serbisë Aleksander Vuçiç, duke shtuar se “ai është një kërcënim i vërtet për paqen dhe stabiliteti në rajon, dhe se ai paraqet një Putin të vogël në Ballkan”.

 ‘Të dashur miq, serbomadhi Vuçiç u zotua në fillim të korrikut për ‘reagim’ vdekjeprurës ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit, barazisë midis dy vendeve në përdorimin e letërnjoftimeve dhe targave të automjeteve, duke bërë të detyrueshëm përdorimin nga qytetarët e Kosovës të targës së Republikës së Kosovës në të gjithë territorin e saj, pavarësisht origjinës etnike të tyre.

Shtoj këtu se ky vendim i qeverisë së Kosovës që do të hyjë në fuqi në shtator 2022, bazohet në marrëveshje të firmosur ne Bruksel vite më parë nga qeveritë e te dy vendeve.

Pas kërcënimit një muaj më parë për reagim vdekjeprurës ndaj Kosovës, presidenti i Serbomadhesë Vuçiç, sot thirri një konferencë shtypi të jashtëzakonshme në të cilën ai kërcënoi haptas perëndimin duke u shprehur se “nuk beson se doni konflikt në Kosovë’. Dmth sipas tij zbatimi i marrëveshjes nga qeveria e Kosovës do të përdoret nga ai si ‘Casus Beli’, dhe kjo dëshmon qartë se, Aleksandër Vuçiç është një kërcënim i vërtet për paqen dhe stabiliteti në rajon, dhe se ai paraqet një Putin të vogël në Ballkan.

Ky reagim me kërcënim vdekjeprurës dëshmon se nacionalizmi i verbër serb është sot njëlloj si në kohën e Millosheviçit, një fuçi baruti shumë i rrezikshëm për Ballkanin.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe qëndrimin e Presidentit të serbomadhisë Aleksander Vuçiç ndaj marrëveshjeve dhe kërcënimin e tij për reagim vdekjeprurës ndaj vendimit legjitim të qeverisë së Republikës së Kosovës, parlajmëroj presidentin e serbomadhisë të lërë kërcënimet dhe të mos guxojë ndonjë akt aventuresk se fati i kasapit të Ballkanit, atit të tij shpirtëror Sllobodan Millisheviç e pret.’- shkroi Berisha.

Çështja e targave kishte rritur tensionet midis Kosovës dhe Serbisë në shtator të vitit 2021. Kosova vendosi masën e reciprocitetit ndaj makinave me targa serbe që hynin në Kosovë, duke kërkuar që shoferët të mbulonin simbolet shtetërore në targa me letra ngjitëse. Ky vendim shtyri serbët lokalë të bllokonin për dy javë pikëkalimet kufitare midis Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë dhe Bërnjak.

Pas ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian, tensionet u ulën dhe palët u pajtuan për një zgjidhje të përkohshme për targat. Por, pas skadimit të afatit për të arritur një marrëveshje për targat, dy palët kanë vazhduar regjimin e letrave ngjitëse.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 31/07/2022 22:18

    Saleh, kete fjalim ta shkruajti gje Sllobodanka qe ke ne shpi?

    Përgjigju
  • cadra pistolet: 31/07/2022 21:38

    Cfare do besh, do e furnizosh me nafte si sllobon?

    Përgjigju
  • Sali protopapa: 31/07/2022 21:18

    Mos u egerso ndaj byrazerit tat

    Përgjigju
  • PAlla pd: 31/07/2022 21:18

    Si i ben presion byrazerit

    Përgjigju
  • Enri: 31/07/2022 21:12

    Po me kto mend e tua normale qe sdo ecim perpara neve se kshu je ti idiot mashkull qe sdi te mendosh gjera per mire

    Përgjigju
  • Nori: 31/07/2022 21:11

    Po pra o surrat mut po tani del e na ben si i ndershem ti se deri dikur ishe me kta ti mer hajdut

    Përgjigju
  • O Berish: 31/07/2022 18:25

    O bajge ti je spiuni Serbise!

    Përgjigju
  • Bledi: 31/07/2022 18:13

    Ama aventura me tbukura tpresin ty hahah

    Përgjigju
  • Sokol: 31/07/2022 18:12

    Amon sali vec ti mos fol se nuk mbulohet turpi me turp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin