Republika e Malit e njeh Kosovën

Republika e Malit e njeh Kosovën
Republika e Malit zyrtarisht e ka njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran, ka njoftuar në konferencën e sotme për shtyp, Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministër i parë i qeverisë së Kosovës.

Zëvendëskryeministri Pacolli prezentoi edhe notën verbale të nënshkruar nga presidenti I Malit, z. Dioncounda Traore, duke shtuar se tanimë në rajonin e Afrikës perendimore, ka mbetur vetëm edhe Togo që ende nuk e ka njohur Kjosovën.

Pacolli ka paralajmëruar edhe njohje të reja në të ardhshmem.

Republika e Malit është shtet me afro 15 milionë banorë. Sipas Ministrisë së Jashtme të Kosovës, Mali është vendi i 92-të që e ka njohur Republikën e Kosovës.

/rg/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital