Republika e përçarjes/Nga Dorian Hatibi

Para disa kohësh, ndoshta si kjo kohë para 4 vjetësh, kam shkruar dicka në lidhje me “Pse katolikët nuk duhet të votojnë Berishën”.

Duke qënë se e njoh shumë mirë dashurinë që katolikët kanë për Berishën dhe PD, nuk do ta kisha imagjinuar kurrë që lideri surrogat i Partisë Demokratike do të kish thënë ato c’ka tha në gazetën austriake për fashën më besnike të partisë së tij. Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë që lideri i partisë, që tek katolikët ka anëtarët me besnik të tij, të deklaronte në një nga gazetat më të lexuara në Europë (Europën katolike për më tepër!) që 95% e të kriminalizuarve në vend qënkan katolik.

Që Lulzim Basha ka një predispozitë për të bërë vetvrasje politike kjo duket qartë nga cdo gjë që ai ka bërë dhe thënë si Kryetar i Partisë Demokratike këtu e katër vjet. E kjo mua nuk me preokupon shumë. Madje nuk me preokupon dhe as me intereson fare se cfarë bën PD. Ajo cka mua më shqetëson në këtë pikë janë dy gjëra:

Së pari si do të reagojnë katolikët ndaj këtij ofendimi? Do ta kapërdinë duke e minimizuar si një deklarat të aty për atyshme e pa shumë rëndësi? Do ta zhvlersojnë si të parëndësishme? Apo do ta harrojnë e do vazhdojnë besnikërisht ti shërbejnë një lideri që i ka denigruar botërisht? Është shumë shqetësuese në fakt që deri më tani (shpresoj që kjo të ndodh në vazhdim), Kisha zyrtare nuk ka mbajtur një qëndrim mbi këtë deklarat. Ajo që bëri Basha nuk është vetëm një deklarat politike. S’kishte pse theksohej që 95% e atyre që PD i quan kriminel qënkan katolik. Pse nuk tha psh qe 100% janë burra?!

E para sepse se kush është katolik e kush jo nuk e ndan PD por Kisha, dhe Kisha këtu duhet të flas dhe e dyta sepse Kisha duhet të sqarojë njëherë e mirë raportin me politikën e të mos fshihet pas deklaratash siparfaqësore se ‘nuk përzihet në punët e shtetit’. Kjo nuk eshte nje punë shteti por dinjiteti. E këtu duhet vënë dinjiteti i Kishës dhe katolikëve në vend të vet.

E dyta si do reagoj shteti ndaj cdo gjëje që ky i marrë po i bën këtij vendi. Nuk dua me u fut nëpër labirintet politike se cfarë ka ai ‘mirë’ e cfarë ka ‘keq’. Por një gjë më bën përshtypje: zelli Bashës me i nda shqiptarët. Kësaj here e bëri me fenë. Para pak e kish bërë me krahinat (e ka vecanerisht me tepelenen, askush se din pse tamam). Me Komunitetin LGBT gati lindi një konflikt.

Ne Kavajë kërkonte “luft paqësore” (?!). E natyrshëm në këtë pikë pyes veten: a duhet ta ndaloj dikush nga strukturat e shtetit dhe të drejtësisë këtë njeri e t’i bej ca pyetje? Kush janë interesat pas gjithë kësaj që po bën? Vota e lirë? Po me katolikët atëherë c’pati? Apo mos vallë ky është një skenar i një destabiliteti më të gjërë që përfshinë edhe ndasine fetare?

Para katër vjetesh kisha bërë artikullin e sipërcituar, e kurrë nuk do guxoja me mendu se tër atyre argumenteve duhet ti shtoja edhe këtë që sapo ndodhi. Por besoj se tashme katolikët nuk duhet të fosilizohen në qëndrime tradicionale. Mendoj dhe lutem që tashmë, e më në fund, kjo deklaratë ti ketë hapur sytë e ti dëshmoj se ne politikë nuk ka miqësi e dashamirësi por vetëm interesa.

E sot interesi i cdo katoliku, myslimani, ortodoksi, ungjillori e ateisti nuk është Luli, por Shqipëria jonë fort e dashur që si Luli ka parë e ka përcjell shumë. Interesi jonë sot është të jetojmë të bashkuar, në paqe e në zhvillim, drejtë Europës që ne katolikët themeluam me aq mund. E shpresoj shumë që katolikët më në fund të kenë kuptuar tashmë se PD nuk përfaqëson me as interesin e tyre me te larta dhe as ato te Shqiperisë. E ndoshta se ka bërë kurrë këtë.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 18 Shkurt, 07:09

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?



×

Lajmi i fundit

Eliminimi nga Champions League, Conceiçao: Episodi i Theos vendosi ndeshjen, ky dështim edhe fytyra ime

Eliminimi nga Champions League, Conceiçao: Episodi i Theos vendosi ndeshjen, ky dështim edhe fytyra ime