Rëra e pastër, pylli, qetësia e bëjnë destinacion turistik të preferuar Divjakën, pushuesit: Vend fantastik! (VIDEO)

Plazhi i Divjakës këtë fundjavë është vizituar nga një numër i konsiderueshëm pushuesish jo vetëm nga rrethinat, por edhe nga qytete të tjera. Rëra e pastër, deti i kulluar si dhe freskia e pyllit të pishës e bëjnë këtë destinacion turistik mjaft të kërkuar nga pushuesit.

Jo vetëm lushnjarët por edhe elbasanllinjtë, durrsakët dhe fierakët kanë pushuar në Plazhin e Divjakës këtë fundjavë.

Rëra e pastër, deti i kulluar si dhe freskia e pyllit të pishës e bëjnë këtë destinacion turistik të preferuar.

“Rërë e pastër, pylli, qetësi. Unë e kamë frekuentuar prej kohësh Divjakën, por tani ndjej shumë kënaqësi sepse kemi vend të lirshëm të rrimë e të dalim kur të duam. Vij vit për vit. Më pëlqen shumë sepse nuk ka shumë jod”, thanë pushuesit.

Laguana e Karavastasë vazhdon të jetë destincioni i kërkuar nga të gjithë grupmoshave. Nëpërmjet varkave nis eksplorimin e vendit që njihet edhe si “Shtëpia e pelikanit”.

“Është kënaqësi. Është laguna më e veçantë në të gjithë Shqipërinë. Fëmijët kanë qejf. Argëtohen. Divjaka është gjë shumë e bukur. Është ambient i shkëlqyeshëm. Ajër i pastër. Varkat janë një risi që po na kënaq shumë”, u shprehën vizitorët.

Nga shëtitjet në ujë zbret në tokë për t’ju drejtuar mespërmes pyllit me pisha të Divjakës.

Është hera e parë që vijmë këtu. Edhe diçka shumë e bukur. Është vend shumë i bukur dhe ka natyrë shumë të pastër. Është një vend fantastik. Super. Më pëlqen shumë ambienti. Relaks, qetësi”, thanë disa të tjerë. 

Një ditë në Divjakë nuk do të mund të quhej e mbyllur pa vizituar kullën 360 gradë. Jo vetëm kqyr bukuritë e parkut kombëtar të Divjakës, por e hedh vështrimin edhe me tej, në ishullin e Sazanit, Karaburunit dhe Durrësit.

“Është diçka e bukur. Ka pamje. Ofron diçka. Relaks komplet. Kjo kulla është shumë e mirë. Tregon të gjithë pamjen e bregdetit”, u shprehën qytetarët.

Aktualisht plazhi i Divjakës është vetëm publik. Në të nuk mund të gjesh asnjë lloj shërbimi ambulant, madje as shezlongë. Ndërsa baret dhe restorantet në brendësi të pyllit ofrojnë peshkun e freskët të lagunës dhe gatime tradicionale të zonës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ymeri: 21/06/2020 23:26

    KJO ESHTE MREKULLIA QE KENI RUAJTUR JU ATJE NE DIVJAKE ,,,PLAZH PA SHEZLLONGE DHE PIKA AMBULANTE,,EDHE DURRESI DHE GOLEMI DUHEJ TE ISHIN TE TILLA ,,,PA SHEZLLONGJE DHE PALLATE,,,E KANE SHKATARRUAR PLAZHIN E DURRESIT...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë