Reshat Arbana propozohet për titullin 'Qytetar Nderi' i Tropojës, kryebashkiaku: Të strehohet përjetësisht në kujtesën tonë

Reshat Arbana propozohet për titullin 'Qytetar Nderi' i Tropojës, kryebashkiaku: Të strehohet përjetësisht në kujtesën tonë

TROPOJË- Artisti i madh shqiptar Reshat Arbana propozohet për titullin "Qytetar Nderi", nga Bashkia e Tropojës. Një lajm të tillë e ka bërë të ditur vetë kryetari i kësaj Bashkia, Rexh Byberi i cili shkruan se përgjatë këtyre 5 dekadave në skenë u ka dhënë shumë popullit shqiptar.

"Ju bej me dije se sot ne cilesine e Kryetarit te Bashkise Tropoje i propozova Keshillit Bashkiak akordimin e titullit "Qytetar Nderi" artistit te madh Reshat Arbana.Me lojen e tij kinematografike e teatrore mbi 5 dekada ky artist-ikone ka portretizuar karakteret me te spikatura te treves tone! Eshte nder dhe kenaqesi qe simboli i pashoq i Isa Boletinit te jete qytetari me i ri i Tropojes dhe te strehohet perjetesisht ne kujtesen tone", shkruan Byberi.

Postimi i plotë i kryebashkiakut të Tropojës, Rexh Byberi

Ndër rolet më të spikatura në fil të Armabës janë: Samiu tek Fije që priten 1976, Prefekti tek Gjeneral gramafoni 1978, Bimbashi tek Liri a vdekje 1979, Isa Boletini tek Nëntori i dytë 1982, Ahmeti tek Dora e ngrohtë 1983, Adnani tek Hije që mbeten pas 1985, Aliu tek Binarët 1987, Emili tek Rikonstruksioni 1988, Kuke Memini tek Balada e Kurbinit 1990. Për rolet e Dajlan Beut tek Kush vdes në këmbë 1984 dhe Kryetarit të Këshillit tek Kur hapen dyert e jetës 1986 ka fituar Medalionin e Festivalit të Filmit më 1985 e 1987.

Në maj 2004 u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar me rolin e protagonistit në dramën Streha e të harruarve.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë