TIRANE - Arti dhe artistët kanë kanë qënë vëmendja kryesore e kandidatit të majtë për bashkinë e Tiranës Erjon Veliaj i cili diskutoi me ta problemet kyç në këtë fushë.
Veliaj në takimin e sotëm ishte me figura të mirënjohura të artit shqiptarë si Reshat Abana,Luftar Paja,Marjeta Larja ,Laert Vasili regjizori Londo, por dhe mjaft artistë të rinj nga spektaklet televizive,këngëtarë e jo vetëm.Hapësirat e zëna publike dhe ambientet e dhëna me qera nga Bashkia e Tiranës për bizneset private, do t’i kthehen artit dhe kulturës së qytetit.
““Do të çlirojmë hapësirat publike, të cilat sot janë zënë ose janë dhëna nga bashkia për privatin, si dhe do ta largojmë Bashkinë e Tiranës nga roli që ka luajtur deri tani për të promovuar kafe dhe strip-klube. Do ta kthejmë bashkinë në avokatin e publikes, ku hapësirat si qendra TEN, t’u kalojnë artistëve të rinj”, deklaroi Veliaj. Sipas tij, arti nuk duhet të përqendrohet vetëm në qendër të qytetit, por edhe në zonat periferike të Tiranës, si dhe shprehu besimin se arti është një hapësirë ku nuk ka vend për militantët e partive" -theksoi Veliaj gjatë fjalës së tij.
Në fjalën e tij Veliaj shtoi se ka disa institucione artisike që duhet të kthehen në kompetencat e bashkisë dhe se bashkia duhet të kërkojë më tepër buxhet nga bizneset.
Veliaj tha se edhe biznesi duhet të angazhohet në promovimin e artit në Tiranë. “Donacioni për një vepër mund përkthehet në ulje të taksave që ky biznes i detyrohet pushtetit vendor. Madje, do të sigurohemi që në Këshillin Artistik të Bashkisë të kemi anëtarë të komunitetit të artistëve, që gjithashtu të thonë fjalën e tyre në marrjen e vendimeve”, tha Veliaj.
Ai theksoi se ka ardhur koha të transformojmë edhe mënyrën se si funksionon Teatri i Metropolit, që të aksesohet më shumë nga artistët e rinj.
“Bashkia nuk e shpenzoi fondin për kulturën por ka formula ku biznesi ka interes.Ne duhet të gjejmë hapësira sesi mund ta plotësojmë fondin për artistët.Teatri dhe Teatri i kukullave duhet t'i kthehen bashkisë dhe jo më të jenë në kompetenca të qeverisë qëndrore.”- tha Veliaj
Mungesa e investimit për artin,kthimi i disa institucioneve të mbetura muze në funksionale, vlerësimi i artit pamor ai i rrugës, krijimi i një këshilli apo qendre ku të mblidhen artistët e vendit për të sjellë në jetë projekte artistike kanë qënë ndër shqetësimet kryesore që artistët paraqitën përpara kandidatit të majtë.
Por këto nuk ishin gjithçka, artisti i mirënjohur Reshat Arbana i kërkoi kandidatit të mbajë premtimet dhe të paktën të mbajë dyert hapur për artistët shqiptarë pasi 25 vjet kanë qënë të mbyllura. Arbana shtroi dhe problemin e parkimit falas në Tiranë duke theksuar se kjo ndoshta ska të bëjë më artin por është një probnem i madhe që tregon kulturën e çdo shqiptari dhe çdo ditë po vriten njerëz për këtë problem.
“Ishalla u realizofshin 25 -30% të atyre që thoni. 25 vjet na e keni mbajtur mbylluar derën, a do na e mbani derën hapur nëse do ju pyesim për premtimet e pamabnajtura se do ju këkroj llogari ,nëse ma mbyll derën sdo kërkoj kurrë më të trokas asnjëherë dhe e dyta: A do bëhet një parkim falas në Tiranë se po bëhen problem po vriten njerëz ,kjo ska lidhje me artin por ka me kulturën e këtij populli”- u shpreh artisit Arbana
Veliaj nuk nguroi të paraqiste para artistëve planin se do ta shdërroi bashkinë në një vend "me mirë me artistë punëtor sesa me njerëz që rrinë kot".
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO