Dëbora ka zbardhur rrugën e Kombit gjatë orëve të vona të së enjtes. Nga Fani deri në Kukës ka probleme në lëvizje, pasi sasia e borës ka arritur në 30 cm.

Sipas informacioneve, nuk lejohet lëvizja pa zinxhir në këtë aks, ndërsa mësohet se disa mjete të tonazhit të rëndë janë bllokuar në Fan.

Në punë janë 10 borëpastruese që po ndërhyjnë për të kthyer gjithçka në normalitet. Situata po monitorohet nga vetë drejtori i autoritetit rrugor për veriun, Nikolin Dedvukaj.


Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)