1768128603_shengjergji.jpg

Aksi rrugor Qafë Priskë – Shëngjergj, i cili ishte i mbuluar nga bora, është pastruar dhe është trajtuar me kripë për të mundësuar qarkullimin e automjeteve.

Megjithatë, për shkak të temperaturave të ulëta dhe mundësisë së ngricave,Bashkia Tiranë i bën thirrje drejtuesve të mjeteve të lëvizin me kujdes të shtuar, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ulin shpejtësinë gjatë lëvizjes dhe të sigurohen që automjetet të jenë të pajisura me zinxhirë dëbore për gomat, me qëllim shmangien e aksidenteve.


Lajmi kryesor:

Ulen ndjeshëm temperaturat, bora mbulon veriun e juglindjen! Bllokohet aksi Krujë-Qafështamë dhe Fushë-Arrëz-Iballë nga dëbora