Reshjet e dendura të shiut të cilat kanë rënë me intensitet të lartë gjatë gjithë natës së shkuar, kanë shkaktuar problem në disa zona të Lezhës dhe Fushë Krujës.
Vërshimi i ujërave të Lumit Mat si pasojë e shkarkimëve të hidrocantralit të Ulëzës dhe Shkopetit, ka vënë në rrezik edhe rrugën e Kombit.
Gërryerjet e lumit i janë afruar trasesë së këtij aksi rrugor në afërsi të fshatit Skuraj.
Kjo situatë ka vënë në lëvizje autoritetet rrugore ndërkohë në vendngjarje ndodhen mjetet e firmës kontraktuse të cilat po punojnë për shmangjen e problemit.
Ndërkohë kanë mjaftuar vetëm pakë orë reshje shiu që lumi Ishëm në Fushë Krujë të dalë sërish nga shtrati duke përmbytur qindra hektar tokë bujqësore të mbellura.

Përmbytjet më të shumta janë shënuar në zonën e fshatit Murqin dhe Mallkuç.
Deri tani mësohet se janë përmbytur rreth 200 ha tokë bujqësore e e mbjellur ndërsa 10 banesa janë të rrethuara nga uji.

Foto të tjera..
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Foto të tjera..Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

FOTO