Kanë mjaftuar disa orë shi që të shfaqen edhe problematikat e përhershme në askin nacional Berat-Skrapar. Prej gati 1-ore në fshatrat Vodicë dhe Fushë-Peshtan po vijon rrëshqitja e gurëve në rrugë, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve në këtë aks.
Prezenca e shtuar e gurëve në rrugë është bërë shpeshherë burim aksidentesh pasi mjetet jo vetëm që po qarkullojnë vetëm në një korsi, por rruga ka mungesë ndriçimi dhe shumë kthesa.
Situata vijon të jetë e njëjtë që prej 1 ore dhe rrëshqitja e gurëve është duke vijuar ende por asnjë prej punonjësve të mirëmbajtjes së bashkisë Poliçan nuk ka marrë masa për pastrimin e këtij aksi.
Shkëputja e gurëve nga faqja kodrinore përgjatë këtij aksi gjatë stinës së dimrit vijon të jetë një problem i pazgjidhur prej vitesh, edhe pse drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonës janë ankuar shpeshherë.