DIBER - Reshjet e ditëve të fundit dhe prurjet e tepërta të lumit Drini i Zi, në disa fshatra të Dibrës kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në bujqësi.

Në fshatin Brezhan janë përmbytur rreth 100 ha tokë bujqësore, prej të cilave banorët përfitojnë të ardhurat kryesore ushqimore. Ata ankohen se mungesa e një argjinature shkakton përmbytje të vazhdueshme gati çdo vit dhe për këtë ata bëjnë përgjegjës organet shtetërore.

Nga këto përmbytje janë dëmtuar të mbjella me grurë, misër e bimë të ndryshme për blegtorinë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)