Reshjet e borës, probleme
në zonat malore, lëvizja me zinxhirë

Reshjet e borës, probleme<br />në zonat malore, lëvizja me zinxhirë
TIRANE- Reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme dhe vështirësi në lëvizjen e automjeteve kryesisht në zonat malore në veri, jug dhe juglindje të Shqipërisë. Në segmentin e autostradës Thirr - Kukës- Morin, në Qafën e Llogarasë dhe në  disa zona të tjera, lëvizja e automjeteve është e detyrueshme të bëhet me zinxhirë. Janë të kalueshme Qafë Krraba e Qafë Thana.  Për mbajtjen nën kontroll të situatës po hidhet kripë e skorje në disa segmente, ku krijohen shtresa akulli.

ELBASAN

Në qarkun e Elbasanit, të gjitha akset nacionale, të bllokuara një natë më parë, janë të kalueshme, mes tyre edhe Qafë Krraba dhe Qafë Thana. Një natë më parë si pasojë e reshjeve të dëborës u bllokua përkohësisht Qafë Krraba, dhe si pasojë e ngricave 9-të mjete u përplasën me njëri tjetrin por pa dëme në njerëz. Në zonat malore automjetet qarkullojnë me zinxhirë.

GJIROKASTER
Në prefekturën e Gjirokastrës janë përfshirë nga bora zonat malore që ndodhen mbi 750 metra mbi nivelin e detit. Trashësia e saj në disa zona ka arritur deri në 25 centrimetra, ndërkohë që akset rrugore kombëtare janë të kalueshme.
rrethin e Përmetit është mbuluar nga dëborë komuna Frashër, ku trashësia e dëborës varion nga 10 deri 20 centrimetra. Si rezultat i reshjeve të shiut në komunën Ballaban, është shembur ura që lidh katër fshatra.

VLORE

Në Qafën e Llogarasë, 50 km në jug të Vlorës, reshjet e dëborës kanë vazhduar gjatë gjithë natës. Meteorologët paralajmërojnë se do të vazhdojnë dhe gjatë ditës së sotme. Mësohet se trashësia e dëborës në Qafën e Llogorasë i ka kaluar të 30 cm, ndërsa lëvizja e automjeteve në këtë aks, pjesë e rrugës kombëtare Vlorë-Sarandë, është i mundshëm vetëm me zinxhirë. Drejtoria e Mirëmbajtjes së Rrugëve po punon për të mbajtur të hapur aksin rrugor duke larguar borën dhe hedhur skorje. “Por reshjet e vazhdueshme të dëborës dhe era e ftohtë, po i vështirësojnë gjërat”- ka thënë për atsh drejtori i kësaj drejtorie Edmond Ibro,

KORCË
Në Korë temperaturat kanë arritur vlerat nga -5 deri në -11 gradë celsius gjatë natës. Lëvizja e automjeteve është e vështirë për shkak të shtresave të holla akulli mbi rrugë. Më të prekurat janë Qafa e Malit, Qafa e Thanës, Qafa e Qarit, Gryka e Cangonjit dhe rrugët rurale drejt zonave si , Prespa, Mokra, Voskopoja dhe Vithkuqi.

KUKËS
Në zonën verilindore të vendit të gjitha akset rrugore janë të kalueshme nga mjetet, ndërsa në segmentin Kukës-Qafë Mali dhe Fierzë-Qafë Mali, ku trashësia e dëborës arrin në afro 20 centimetra, lëvizja bëhet vetëm me zinxhirë. Lëvizja me zinxhirë bëhet edhe në akset rrugore Kukës- Shishtavec dhe Kukës -Peshkopi. Situata është normalizuar në segmentin e autostradës Thirr - Kukës- Morin. Po ashtu për mbajtjen nën kontroll e të vazhdueshëm të këtij segmenti janë angazhuar edhe 4 borëpastruese, që mund të ndërhyjnë në çdo moment në rast të reshjeve të dëborës. Vështirësi ka ende në aksin rrugor që lidh komunën e Margegajt me qytetin e Bajram Currit. "Reshjet e dëborës kanë pushuar, por për shkak të trashësisë së dëborës, mbi 40 centimetra, është e vështirë lëvizja e mjeteve pa zinxhirë.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Fredi Beleri kërkoi pezullim të dekretit të Begajt për zgjedhjet, çështja kalon në seancë gjyqësore më 30 korrik

Fredi Beleri kërkoi pezullim të dekretit të Begajt për zgjedhjet, çështja kalon në seancë gjyqësore më 30 korrik