Si rezultat i këtyre reshjeve është krijuar gjendja e komplikuar në zona të ndryshme të Bashkisë Shkodër, sidomos në zonat malore ku dëbora ka arritur deri në një metër. Në zonat fushore janë marrë masat e nevojshme ndërsa në zonat urbane nuk ka pasur probleme. Situata e furnizimit me ujë, nga ana tjetër, paraqitet normale. Normale është edhe situata në qendrat shëndetësore.
Në Njësitë Administrative të zonave malore të Bashkisë Shkodër është bërë hapja e rrugës Prekal-Dukagjin ditën e shtune. Gjatë ditës së djeshme e në vazhdim rruga është e bllokuar pasi trashësia e dëborës arrin deri në 1m (Mali i Shoshit). Ndërkohë atje qëndrojnë të stacionuara mjetet të cilat pas pushimit të reshjeve janë të gatshme për të ndërhyrë për hapjen e rrugës.
Përsa i përket zonave fushore që ditën e shtune Bashkia Shkodër ka marrë të gjitha masat e nevojshme për përballimin e situatës me mjete, fuqi punëtore dhe bazë materiale në rast të bllokimit të rrugëve.
Në zonat urbane, deri tani nuk ka pasur probleme. Ndërkohë po monitorohet situata në vazhdimësi dhe pasdite do të vlerësohet nevoja për ndërhyrje. Për përballimin e situatës Bashkia Shkodër ka kapacitetet e nevojshme me mjete, fuqi punëtore dhe ka në gjendje 70 t kripë të zezë për të bërë të mundur hapjen e rrugëve në rast bllokimi.
Situata e furnizimit me ujë të popullatës në qytet dhe Njësi Administrative paraqitet normale. Qendrat shëndetësore funksionojnë normalisht në qytet dhe Njësi Administrative. Institucionet arsimore kanë vazhduar mësimin normalisht me përjashtim të 3 Njësive Administrative të zonave malore që nuk është zhvilluar mësim për vështirësitë në qarkullim nga intensiteti i reshjeve të dëborës.
Sipas emergjencave civile, situata në territorin e Bashkisë së Shkodrës paraqitet si më poshtë:
I. Në qytetin e Shkodrës:
Situata paraqitet normale. Nuk ka probleme përsa i përket furnizimit me ujë të pijshëm dhe energji elektrike. Qendrat shëndetësore janë të hapura dhe funksiononjë normalisht. Institucionet arsimore kanë funksionuar normalisht. Qarkullimi i njerëzve dhe mjeteve paraqitet pa probleme.
II. Në njësinë administrative Rrethina:
Në Nj.Ad Rrethina nuk ka probleme përsa i përket furnizimit me ujë të pijshëm dhe energji elektrike. Qendrat shëndetësore janë të hapura dhe funksiononjë normalisht. Institucionet arsimore kanë funksionuar normalisht
III. Në njësinë administrative Shosh:
Në njësinë administrative Shosh vazhdojnë reshjet e dëborës. Nuk është zhvilluar mësim në shkollat Ndreaj dhe Palaj. Segmenti rrugor Mali i Shoshit që lidh Njësinë Administrative me bashkinë është i kalueshëm me zinxhirë. Trashësia e saj arrin në 1 m dhe ka intensitet të reshjeve..Në rast të zgjatjes së kësaj gjendje është e nevojshme furnizimi me artikuj ushqimorë pasi mungojnë njësitë tregtare.
IIII. Në njësinë administrative Bërdicë:
Në njësinë administrative Bërdicë nuk ka probleme përsa i përket furnizimit me ujë të pijshëm por ka pasur ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike. Qendrat shëndetësore janë të hapura dhe funksiononjë normalisht. Institucionet arsimore kanë funksionuar normalisht
V. Në njësinë administrative Guri i Zi:
Në Nj.Ad.Guri Zi nuk ka probleme përsa i përket furnizimit me ujë të pijshëm dhe energji elektrike. Qendrat shëndetësore janë të hapura dhe funksiononjë normalisht. Institucionet arsimore kanë funksionuar normalisht
VI. Në njësinë administrative Postribë:
Në njësinë administrative Postribë ka furnizim me ujë të pijshëm dhe energji elektrike Qendrat shëndetësore janë në funksion dhe nuk ka probleme. Institucionet arsimore kanë funksionuar normalisht
VII. Në njësinë administrative Dajç:
Në Nj. Ad. Dajç nuk ka probleme përsa i përket furnizimit me ujë të pijshëm por ka pasur ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike pothuajse në të gjithë Njësinë. Qendrat shëndetësore janë të hapura dhe funksiononjë normalisht. Institucionet arsimore kanë funksionuar normalisht
VIII. Në njësinë administrative Velipojë:
Në Njësinë administrative Velipojë, nuk ka probleme përsa i përket furnizimit me ujë të pijshëm dhe energji elektrike. Qendrat shëndetësore janë të hapura dhe funksiononjë normalisht. Institucionet arsimore kanë funksionuar normalisht
IX. Në Njësine administrative Shalë:
Në Nj.Ad Shalë vazhdojnë reshjet e dëborës. Nuk është zhvilluar mësim në shkolla e Njësisë si pasojë e vështirësive në qarkullim. Dëbora arrin trashësinë prej 30 cn në qendër administrative deri në mbi 1 m në fshatrat e Njesisë. Në rast të zgjatjes së kësaj gjendje është e nevojshme furnizimi me artikuj ushqimorë pasi mungojnë njësitë tregtare.
X. Në njësinë administrative Ana e Malit:
Në Nj.Ad Ana Malit ka furnizim me energji elektrike.Nuk ka probleme përsa i përket furnizimit me ujë të pijshëm. Qendrat shëndetësore janë në funksion. Institucionet arsimore kanë funksionuar normalisht
XI. Në njësinë administrative Pult:
Rruga që lidh Njësinë me bashkinë është e kalueshme.
d.gj/ Shqiptarja.com










