Vijojnë problemet nga reshjet e dëborës në disa rrethe të vendit. Situata më problematike paraqitet në Kukës, Tropojë, Korcë, vecanërisht në zonat malore.


KORCE, AKSET RRUGORE TE BLLOKUARA
Sipas korespondentes Dafina Ismaili në Korcë bora ka shkaktuar probleme në disa akse rrugore Qafë -Thana, Qafa e Qarrit dhe Qaf-Plloca, në të cilat kalohet vetëm me zinxhirë. Probleme ka patur edhe në pikat turistike, Dardhë dhe Voskopojë, ndërsa për shkak të rrugëve me akull drejtoria e rrugëve nacionale këshillon kujdes në qarkullim në akset Korcë-Pogradec, Korcë-Kapshticë dhe Korcë-Ersekë. Trashësia e borës sipas lartësisë shkon nga 10-30 cm.


KUKES, TRASHESIA E DEBORES 20 CM

Edhe në qarkun e Kukësit janë evidentuar probleme të shumëta nga reshjet e dëborës. Trashësia e borës I ka kaluar të 20 cm, sidomos në zonat rurale. Shtabi i emergjencave civile në Kukës njofton se të gjitha akset rrugore janë të kalueshme, por sugjerohet prania e zinxhirëve për automjetet. Probleme gjatë natës ka patur kryesisht në akset Kukës – qafë Shllak – qafë mali, Bajram Curri – qafë mali, Kukës – Shishtavec, Kukës - Bushtricë, Kukës – Krumë - Bajram Curri, Bajram Curri – Valbonë. Deri tani nuk raportohen zona të izoluara nga dëbora.


VLORE, BLLOKOHET QAFA E LLOGARASE PER DISA ORE
Edhe në Vlorë dëbora ka bllokuar për disa orë qafa e Llogarasë. Disa makina që udhetonin nga jugu drejt Vlorës dhe anasjelltas kanë mbetur në rrugë përgjatë gjithë natës, pasi drejtuesit nuk kanë pasur me zinxhirë. Policia rrugore ka bllokuar kalimin e kamionëve ne këtë aks. Për tw zhbllokuar rrugwn wshtw dashur ndihma e borëpastrueses nga Saranda dhe Gjirokastra dhe kamiona me kripw dhe skorje nga Fieri.


(ad.ti/s.f/shqiptarja.com)