VIDEO-Reshjet e dëborës në Kukës/ Pritet ndërhyrja e Emergjencave Civile në fshatrat e bllokuara, Rruga e Kombit e kalueshme pa zinxhirë

Reshjet e borës në Kukës kanë pushuar dhe gjatë natës nuk ka patur situatë të rënduar. Gjatë ditës së sotme pritet ndërhyrja e Emergjencave Civile të Bashkisë Kukës për të hapur rrugët drejt fshatrave të bllokuara, ndërsa një pjesë e tyre janë hapur gjatë 24 orëve të fundit. Në zonat malore trashësia e dëborës ka shkuar mbi 1 metër, kurse në qytet deri në 70 cm.

Në këta zona nuk raportohet per emergjenca shendetësore. Furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm në Kukës raportohet se nuk ka probleme, ndërsa shkollat janë të mbyllura, përveç 5 shkollave 9-vjeçare dhe shkollës së mesme të përgjithshme të qytetit Kukës, ku mësimi vijon normalisht. Rruga e Kombit është e kalueshme pa zinxhirë, pasi për të po punojnë 10 borëpastruese e 2 fadroma. Edhe rruga Kukës-Ura e Zapodit e Kukës-Krumë është e kalueshme pa zinxhirë.

Reshjet intensive gjatë këtyre ditëve kanë ndikuar edhe në ngritjen e nivelit të ujit në liqenin e Fierzës. Sikurse dihet, rritja e nivelit të ujit në këtë liqen rrezikon përmbytjen e shumë tokave. 


Lajmi kryesor:

Reshjet e dëborës në vend/ Dibra qarku më problematik, izolohen 5 mijë banorë të fshatit Ostren, mungon edhe energjia


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sabotimi i kabullit nënujor nga Rusia, NATO do të shtojë praninë ushtarake në Balltik

Sabotimi i kabullit nënujor nga Rusia, NATO do të shtojë praninë ushtarake në Balltik