Për gati 45 minuta, është paralizuar lëvizja e automjeteve në aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë, përballë varrezave të qytetit, në kufi me Lazaratin. Përroi i u tej-fry duke dalë nga shtrati i tij e duke bllokuar edhe rrugën.
Për rrjedhojë, me dhjetëra automjete që qarkullonin në të dy anët e rrugës, u bllokuan deri në ndërhyrjen e fadromave të Ndërmarrjes Rajonale të Rrugëve për të sistemuar inertet që sillte përroi.
Ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e Policisë Rrugore, të cilat kanë disiplinuar dhe menaxhuar më tej lëvizjen e automjeteve.
Ndërkaq, probleme ka pasur edhe në pjesët e sipërme të qytetit ku rrugët e gurta, kanë qenë tërësisht nën pushtimin e ujërave të padisiplinuara.
(Gjendja e aksit Gjirokastër-Kakavijë pas daljes së lumit)
(Gjendja e aksit Gjirokastër-Kakavijë pas daljes së lumit)
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com