Moti i keq ka goditur vendin ditën e martë, duke shkaktuar përmbytje të shumta, për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Autostrada Durrës-Tiranë është përmbytur në një pjesë të saj, duke shkaktuar bllokim të automjeteve për të ardhur në drejtim të kryeqytetit.

Gazetari i Report TV, Sokol Dema ka shkuar në zonë, teksa raportoi se ka trafik të rënduar, pasi ka automjete si drejt Durrësit, por edhe në drejtim të Tiranës.

Dema shtoi se policia është në terren dhe po ndihmojnë drejtuesit e automjeteve për t’i orientuar. Lëvizja e mjeteve në drejtim të Tiranës, është më ë vështirë pais niveli i ujit është më e lartë, ndërsa nga ana tjetër, pjesa tjetër e mjeteve e ka më të lehtë.

Kjo ka krijuar radhë të gjata, ndonëse policia ka apeluar që autostrada të shmanget në drejtim të Tiranës dhe lëvizja të devijohet nga Ndroqi.

Ndërkaq, një grup i komandës mbështetëse të Shtabit të Forcave të Armatosura është nisur drejt disa lokacioneve në Durrës dhe qytete të tjera për menaxhimin e situatës. Në këtë operacion përfshihen eskavatorë, mjete me pompa thithëse për largimin e ujit, si dhe pajisje të tjera ndihmëse.


Lajmi kryesor:

PAMJET me DRON/ Autostrada Durrës-Tiranë bllokohet nga shiu, trafik kilometrik! Qarkullimi devijohet nga Ndroqi, rruga drejt Rinasit e hapur