TIRANE- Reshje të dendura të borës kanë shkaktuar probleme në veri dhe juglindje të vendit, simodos fshatrat dhe komunat e thella. Reshjet kanë bllokuar fshatra në Mirditë dhe Pukë. Policia bën apel drejtuesve të mjeteve të përdorin zinxhirë në akset rrugore.
Mat, bora mbyll shkollat në komunën Xibër. Mësimi në shkollat ku studiojnë rreth 1 mijë nxënës është ndërprerë pa afat. Në Mat temperaturat janë nën zero dhe ka reshje intensive bore në zonat malore.
Në rrethin Mirditë, reshjet e dendura të dëborës kanë krijuar problem në komunën Kaçinar, ku jetojnë rreth 1700 banorë. Kryekomunari Petrit Bardhi thotë se janë bllokuar 6 fshatrat e komunës dhe trashësia e borës arrin në 30 cm.
“Është e pamundur lëvizja në këto fshatra. Reshjet vijojnë me intensitet të lartë. Nëse vijojnë me ketë ritëm rrezikohen të bllokohet rruga që lidh Kaçinarin me Rrëshenin”- thotë kryekomunari në një prononcim për A1 Report.
Në Pukë, reshjet e dendura të borës kanë bllokuar fshatra e thella. Ka vështirësi qarkullimi në aksin Fushë Arrëz-Qafa e Malit, Fushë Arrëz-Gjegjan, Fushë Arrëz-Pukë. Në
komunat Blerim, Iballë dhe Fierzë trashësia e borës arrin në 20 cm dhe prej një jave janë pa energji elektrike për shkak të djegies së transformatorit.
Në Malësinë e Madhe, aksi Selcë-Vermosh kalohet me vështirësi. Ndërsa aksi Bogë -Theth, në Qafen e Thores është i bllokuar nga bora. Edhe rruga që lidh Shkodrën me Dukagjinin është e bllokuar.
Reshjet e bores kanë shkaktuar problem edhe në rrugën e Kombit. Në aksin Kukës-Tuneli i Kalimashit ka rënë 25 cm borë dhe 6 borëpastruese po punojnë për të mbajtur rrugën hapur. Policia i bën apel drejtuesve të mjeteve të përdorin zinxhirë në akset rrugore. Akset janë kalueshme por lëvizja bëhet me vështirësi.
Në Kukës reshjet e bores kanë shkaktuar problem edhe në rrugën e Kombit. Në aksin Kukës-Tuneli i Kalimashit ka rënë 25 cm borë dhe 6 borëpastruese po punojnë për të mbajtur rrugën hapur. Policia i bën apel drejtuesve të mjeteve të përdorin zinxhirë në akset rrugore. Akset janë kalueshme por lëvizja bëhet me vështirësi.
Në aksin Kukës-Qafe Shllak, ka vështirësi në qarkullim. Dy borëpastruese po punojnë për të mbajtur hapur aksin Kukës –Bushtricë, 2 borëpastruese mbajnë hapur aksin Kukës-Krume ndërsa 1 borëpastruese dhe një fadrome ndodhet në aksin Kukës-Shishtavec.
Në qytetin e Kukësit trashësia e borës arrin në 10 cm. Komunat Kalis, Gryke Çaj, Shishtavec, Bushtrice, Zapod, Topojan janë pa energji elektrike. Komuna Arrën është bllokuar nga bora.
Probleme dhe në juglindje të vendit. Në Korçë vështirësi paraqiten në Dardhe dhe Voskopojë ku kalimi bëhet vetëm me zinxhirë, pasi trashesia e bores 20 cm. Në Qafën e Qarrit trashësia e borës është 10 cm, dhe rruga është e kalueshme me zinxhirë. Për shkak të borës dhe akullit, gjatë natës në Qafë Plloç mbetën të bllokuar për disa orë disa kamionë. Në këtë gjatë paradites po punohej për për kriposjen e zonave problematike
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com