Zona e Mirditës është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut pasditen e kesaj të mërkure.

Si pasojë e motit të keq në aksin rrugor Mirditë-Fushë Arrëz kanë rrëshqitur gurët duke bllokuar rrugën. 

Sipas informacioneve paraprake po punohet nga firma kontraktore për hapjen e rrugës dhe qarkullimin normal të automjeteve.