Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta: Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

6 Tetor, 12:12

Reshjet e dendura të shiut, dëme të mëdha në bibliotekën e Vlorës, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Reshjet e dendura të shiut të rëna ditët e fundit në Vlorë, kanë shkaktuar dëme të mëdha në biznese dhe bansesa, ndërsa dëme të konsiderueshme ka pasur edhe në bibliotekën e qytetit.

Drejtoresha e Bibliotekës Iltana Koleka, bënë me dije se kati i parë i bibliotekës është thuajse i shkatërruar.

Sipas saj, kjo është hera e 3 që biblioteka përmbytet, ndërsa dëmet janë të mëdha.

“Të themi që situata është diçka mirë, jo. Uji është gjysmë metri i futur, kati i parë i librave të sektorit për fëmijë është komplet i shkatërruar. Por kanë shpëtuar shumë libra. Nuk është hera e parë që përmbytet biblioteka, është hera e tretë që përmbytet në këto 30 vjet. Janë duke u llogaritur dëmet dhe janë duke u  bërë procesverbalet. Kemi shpëtuar sa mund të shpëtohet. Do bëhet bilanci i librave të dëmtuar dhe të humbur”, tha për Report Tv, drejtuesja e bibliotekës", tha ajo. 

    No videos found.