Deputetja Erisa Xhixho ka bërë publike disa fotografi nga Shkoza duke thënë se është përmbytur vetëm nga 30 minuta reshje shiu. Teksa fajëson bashkinë, thotë se rrugët shtrohen për fushatë elektorale sa për të gënjyer njerëzit, por nuk bëhen kanalizime.
“Korrupsioni i Bashkisë përmbyt Shkozën në 30 minuta. Kur rrugët shtrohen për fushatë elektorale për të gënjyer qytetarët, ky është rezultati. B
Bashkia që paguan inceneratorët që nuk djegin asnjë gram mbetje, nuk ka buxhet për kanalizimet. Në pak minuta shi, u hodh në erë propaganda boshe e Bashkisë. Fotot flasin vetë”, shkruan Xhixho në Facebook.