Reshjet e shiut nuk ndalin punimet për ndërtimin e Spitalit të Fierit (VIDEO)

Pavarësisht reshjeve të shiut që kanë përfshirë vendin tonë, vijon puna në kantierin për ndërtimin e Spitalit të Fierit, një investim nga Turqia.

Makineritë nuk e kanë ndërprerë punën e tyre pavarësisht kushteve jo të favorshme teksa po përgatisin terrenin për ngritjen e strukturës së spitalit.

Pak ditë më parë kryeministri Rama inspektoi punimet në kantierin në Fier. Ai i është drejtuar kompanisë turke me një kërkesë për punësimin e pronarëve të tokës në kantierin e ndërtimit.

Kujtojmë që qeveria ka depozituar në Kuvend aktin normativ për autorizimin e Agjencisë Shtetërore për shpronësimin për negocimin e afatit të shpronësimit të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, të nevojshme për ndërtimin e spitalit të Fierit.

Ky është një investim prej 60-70 milionë eurosh nga Turqia, një marrëveshje që u firmos në Ankara gjatë vizitës dyditore që Kryeministri Rama.

Gjatë një vizite të një përfaqësuesi turk në kantierin e ndërtimit pak ditë më parë, ai tha se në kulmin e punimeve do të jenë 1000-1200 punonjës, nga të cilët 20-30% do të jetë shqiptarë.

Kujtojmë se fermerët, pronarë të tokave ku parashikohet të ndërtohet Spitali i ri i Fierit kanë protestuar për kompensimin.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë