'Përfundon brenda 3 muajsh', nis menjëherë puna për ndërtimin nga Turqia e Spitalit rajonal të Fierit (VIDEO)

Ka nisur puna për ndërtimin e Spitalit të Fierit, investim prej 60-70 milionë eurosh nga Turqia. Ashtu siç u premtua dje nga përfaqësuesi turk ditën e sotme janë paraqitur në vendin ku do të bëhen punimet specialistë të kompanisë turke dhe të Bashkisë Fier. Janë marrë kampione për tokën.

Ditën e djeshme, gjatë një vizitë që Kryeministri Rama ka zhvilluar në Fier, turqit premtuan se puna do të nisë menjëherë.

Ai tha se spitali në Fier do të kushtojë rrej 60-70 mln euro dhe do të punohet 24 orë në 24. Në kulmin e punimeve do të jenë 1000-1200 punonjës, nga të cilët 20-30% do të jetë shqiptarë.

Kujtojmë se fermerët, pronarë të tokave ku parashikohet të ndërtohet Spitali i ri i Fierit kanë protestuar për kompensimin. Ata dje patën një takim me Kryeministrin Rama.

Njëri prej fermerëve është shprehur se Rama u ka thanë që vendi është vendosur dhe nuk negociohet.

Ndërtimi i spitalit rajonal të Fierit ishte një prej marrëveshjeve që u firmosën në Ankara gjatë vizitës dyditore që Kryeministri Rama zhvilloi në Turqi.

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ymeri: 13/01/2021 19:25

    PAGUAJ PRONARET O EDI RAMA,,,MOA U BEJ LEGEN,,,,ME CMIME TE TREGUT DHE JO ME CMIME REFERENCE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan