Investimi nga Turqia/ Vijon ndërtimi i Spitalit të Fierit, Rama kërkesë kompanisë: T'u ofrohet punësim në kantier pronarëve të tokave (VIDEO)

Edhe pse në ditë me shi, vijon puna për ndërtimin e Spitalit Rajonal të Fierit. Këtë të premte ka shkuar kryeministri Edi Rama për të inspektuar punimet. Dhjetra makineri po punojnë për përgatitjen e terrenit ku do të ngrihen themelin e spitalit.

Kryeministri i është drejtuar me një kërkesë kompanisë turke që të punësojë pronarët e tokës në këtë kantier ndërtimi. Rama i drejtohet përfaqësuesit të kompanisë që të kontaktojë familjet e shpronësuara e për t’u ofruar atyre çfarëdo pozicion pune në kantier.

“Unë kam një kërkesë që atyre familjeve që janë faktikisht shpronësuar dhe me mirëkuptim, duhet t’i takosh dhe që nga ai zotëria që unë fola ato ditë dhe ta zotërinjtë e tjerë t’i ofroni mundësinë që të punojnë këtu, në çfarëdo lloj pozicioni që mund të punojnë, duke pasur parasysh aftësitë e tyre dhe duke pasur parasysh nevojën e tyre që të jenë të përfshirë këtu, që nga roje kantierit deri tek punëtorë e teknik. Nuk e di çfarë aftësisht kanë, por unë do doja t’i kontaktosh sot e t’u thuash që të japin të dhënat e tyre  dhe të flisni me kompaninë dhe mundësisht të jepni mundësinë që të përfshihen. Nëse duan apo nuk duan është temë tjetër”, - u shpreh Rama.

Ndërkohë Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se ky spital do të përfshijë të gjithë shërbimet ku do të përfshihet dhe një pacion për pacientët me COVID.

“Ne kemi përfunduar gjithë projektin, anën teknike mjekësore në gjithë spitalin. Kemi përfunduar me Ministrinë e Shëndetësisë së Turqisë gjithë detajet sa i përket pajisjeve dhe aparaturave. Tashmë do të kalojë marrëveshja në Këshillin e Ministrave, e cila përcakton gjithashtu dhe të gjithë detajet sa i përket mobilimit spitalor dhe pajisjeve mjekësore. Shërbimet janë përcaktuar nga ekspertët e të dy palëve dhe gjithashtu janë përcaktuar dhe modalitetet për administrimin dypalësh, duke përfshirë dhe ekipin turk që do të vijë për administrimin dypalësh. Do të përfshihen nga Shërbimi i Urgjencës, shërbimet e ORL, Okulistikës dhe kirurgjia që do të përfshijë dhe një departament special për kirurgjinë Speciale dhe pavionin e sëmundjeve infektive ku do të përfshijë një pavion COVID për të rritur kapacitetet aktuale”, - sqaroi ministrja e Shëndetësisë Manastirliu.

Ky është një investim prej 60-70 milionë eurosh nga Turqia, një marrëveshje që u firmos në Ankara gjatë vizitës dyditore që Kryeministri Rama.

Gjatë një vizite të një përfaqësuesi turk në kantierin e ndërtimit pak ditë më parë, ai tha se në kulmin e punimeve do të jenë 1000-1200 punonjës, nga të cilët 20-30% do të jetë shqiptarë.

Kujtojmë se fermerët, pronarë të tokave ku parashikohet të ndërtohet Spitali i ri i Fierit kanë protestuar për kompensimin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:24
Spitali i ri i Fierit, Manastirliu: Do përfshijë të gjitha shërbimet, një pavion të posaçëm COVID

1611314701_ogertamanstirliu.JPG

Spitali i ri i Fierit do të ketë një pavion të posaçëm që do presë pacientët me COVID. Këtë e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë inspektimit të punëve në këtë kantier ndërtimi ku ishte dhe kryeministri Edi Rama.

“Ne kemi përfunduar të gjithë projektin, anën teknike mjekësore në të gjithë spitalin. Kemi përfunduar me Ministrinë e Shëndetësisë së Turqisë të gjithë detajin teknik për pajisjet. Tani do kalojë dhe marrëveshja në Këshillin e Ministrave. Shërbimet janë përcaktuar nga ekspertët e dy palëve. Është me të gjitha shërbimet, do përfshihen nga shërbimi i Urgjencës, ORL-së, okulistikës, kirurgjia që do ketë të përfshirë dhe një departament për kirurgjinë speciale. Do përfshihet dhe pavioni i sëmundjeve infektive, një pavion COVID që do na nevojitet për rritjen e kapaciteteve spitalore” – tha Manastirliu.

Ora 11:35
Ndërtimi i spitalit të Fierit, Rama kërkesë kompanisë turke: Familjeve të shpronësuara t’u ofrohet punë në kantier (VIDEO)

Teksa ka vijuar inspektimet në kantierin e spitalit të Fierit, kryeministri Rama ka bërë një kërkesë ndaj përfaqësuesit të kompanisë turke.

Ai kërkoi që të gjithë personat që janë shpronësuar për ndërtimin e këtij spitali, tu ofrohet mundësi punësimi nga ana e kompanisë në këtë kantier në çfarëdolloj pozicioni. Rama i kërkon përfaqësuesit turk që t’i kontaktojë të gjithë banorët e shpronësuar.

“Unë kam një kërkesë që atyre familjeve që janë shpronësuar në mirëkuptim, duhet t’i takosh, që nga ata që takova atë ditë, t’i ofroni mundësi të punojnë këtu në bazë të aftësive dhe mundësisë së tyre. Që nga roje kantieri, teknik apo çfarëdo aftësie të kenë. Duhet t’i kontaktosh sot dhe t’i jepni mundësi që të përfshihen. Ata duhet të jenë të parët në listë” – tha Rama.

 

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/01/2021 00:17

    Z.Rama po perpiqesh qe turqit t'i lajne gabimet tuaja?Ju duhet ta dini shume mire se ata nuk i detyron dot t'i marrin keta fermere ne pune,dhe po ashtu e dini shume mire, qe edhe po i punesuan per hatrin tuaj,s'ka gje ne bote qe pas nje fare kohe t'i shkurtojne.Motivacionet si per t'i mos punesuar,si per t'i shkurtuar do te jene klishete klasike,si psh:i paafte,i pakualifikuar,spitali nuk ka vend pune qe perkufizon profesionin e tij,kemi personel te tepert,po perpiqemi te mbajme ulur koston e spitalit,sherbimeve,personelit ,pozicionet jane zene,etj.

    Përgjigju
  • oltian: 22/01/2021 19:28

    PRONAREVE JEPU LEKET O LEGEN ,,,ME CMIMIN E TREGUT...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare