Situata në qytetin e Vlorës, ku në 3 orë u regjistruan rreth 180 mm reshje shiu tashmë është drejt normalizimit. Pas reshjeve të dendura në pjesën e dytë të ditës së sotme, intensiteti i reshjeve ka rënë dhe, si pasojë, edhe uji është tërhequr.
Ndërkohë, Leonard Qyra, Drejtor i Gatishmërisë dhe Koordinimit të Përgjigjes Emergjente bënë me dije se në Vlorë janë evakuuar 33 familje (55 persona), të cilët janë sistemuar në ambientet e konvikteve nga Bashkia Vlorë.
"Është mbledhur komisioni i Mbrojtjes Civile, në Prefekturën Vlorë ku mori pjesë edhe Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, u diskutua për problematikat nga shirat me intensitet kaq të lartë që kanë bërë që përrenjt të dalin nga shtratit dhe të bllokojnë kanalet dhe pusetat.
Janë marr masa që të bëhet furnizimi i pandërprerë me energji elektrike të hidrovoreve dhe stacioneve të pompimit, që kanë të mundur që të largohet uji nga qyteti", tha ai.
Ministria e Mbrojtjes, bënë me dije se dërgoi në qytetin e Vlorës 28 forca, 8 mjete me kalueshmëri të lartë, 2 motopompa për heqjen e ujit, 1 gomone dhe 5 mjete transporti.
Sipas Ministrisë, nuk parashikohen reshje me intensitet të madh gjatë orëve në vijim.
Lajmi kryesor:
Moti i keq/ Vlora nën ujë, 3 orët e frikës dhe kolapsit! Përmbyten rrugë, lagje, qendra historike e spitali! Dëme në biznese e banesa! 33 familje të evakuara! Kryetari i bashkisë: Situata ishte alarmante! Ushtria në ndihmë
S.B/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?
-
Të drejtë
40.1%
-
Të gabuar
54.5%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 4923
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlorë nën ujë, Ministria e Mbrojtjes çon në ndihmë mjete dhe forca të ushtrisë
4 Tetor, 19:17
-
Aksident në Lushnje, makina del nga rruga e thyen shtyllën e tensionit të lartë, lë zonën pa drita
4 Tetor, 18:29
-
Aksident i trefishtë në autostradën Rrogozhinë- Lushnje, mjetet përplasen me njëra-tjetrën, 3 të plagosur
4 Tetor, 18:08
-
Moti i keq shkakton aksidente në Fier e Lushnje, furgoni i mallrave përplaset më atë të pasagjerve, 6 të plagosur
4 Tetor, 17:55
-
Reshjet e shiut përmbytin rrugët në Lushnje, qarkullim i rënduar në disa akse
4 Tetor, 17:29
-
Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi (VIDEO)
4 Tetor, 17:15
-
Shirat e rrëmbyeshëm në Tiranë, Veliaj: Ekipet e emergjencës janë në terren, jemi pranë çdo qytetari që ka nevojë për ndihmë
4 Tetor, 17:03
-
Mbahet festivali i shahut në Vlorë, sekretarja e federatës: Kulmon në fundjavë me dy gara mbarëkombëtare
4 Tetor, 16:13
-
Moti i keq/ Vlora nën ujë, 3 orët e frikës dhe kolapsit! Përmbyten rrugë, lagje, qendra historike e spitali! Dëme në biznese e banesa! 33 familje të evakuara! Kryetari i bashkisë: Situata ishte alarmante! Ushtria në ndihmë
4 Tetor, 15:56
-
Eduard Zaloshnja: Vlora, qarku ku PDIU-ja mund të përcaktojë mandatin e 9-të të PS-së
4 Tetor, 15:41
-
E akuzon se fshehu pasurinë, SPAK kërkon 1 vit e 5 muaj burg për ish-kryetarin e Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe
4 Tetor, 13:37
-
Reshje shiu e rrebeshe në gjithë vendin! Ja kur do jetë kulmi i stuhisë, Gjoni: Qarqet e rrezikuara Shkodra, Kukësi, Dibra, Tirana dhe Vlora
4 Tetor, 12:08