DURRES - Reshjet e dendura të shiut, të cilat vazhdojnë të bien pa ndërprerje që prej mbrëmjes së kaluar kanë shkaktuar probleme në disa lagje periferike të qytetit të Durrësit. Në disa banesa në komunën e Gjepalaj, 15 km larg Durrësit kanë rrëshqitur dherat, por fatmirësisht pa pasoja për jetën e banorëve.
Prefekti i qarkut të Durrësit, Genc Alizoti tha për ATSH-në se rrëshqitja e tre banesave në Gjepalaj është edhe pasojë e reshjeve të pandërprera. Alizoti bëri të ditur se grupet e ndihmës dhe verifikimit të dëmeve, të ngritura nga komuna dhe prefektura e qarkut, po marrin masat për sistemimin e përkohshëm të banorëve.
Sipas tij, puna pandërprerje e hidorovorit të Porto Romanos ka mundësuar tërheqjen e ujërave nga kolektorët dhe kanalet kryesorë të qytetit, problematikat e të cilit janë ngushtuar kryesisht në lagjet periferike dhe në kryqëzimet e disa rrugëve kryesore. Alizoti tha se remonti i kohëve të fundit dhe instalimi i dy pompave të reja, ka rritur efektivitetin e punës së hidrovorit, 7 km larg qytetit.
Edhe në Fushë-Krujë dhe Krujë situata është nën kontroll, duke patur parasysh edhe sasinë e madhe të reshjeve që vazhdojnë të bien edhe paraditen e sotme, tha prefekti. Probleme vazhdon të ketë në zonën bregdetare në veri të qarkut, ku tensioni i ulët elektrik e ka bërë të pamundur veprimtarinë normale të hidrovorit në fshatin Hamallaj.
Në këtë zonë, prej kohësh nuk garantohet tensioni nominal elektrik dhe puna e pajisjeve dhe aparaturave të hidrovorit është vështirësuar së tepërmi. Ndërkaq, sipas prefektit Alizoti grupet e specialistëve të ndërmarrjes Ujësjellës-Kanalizime në Durrës vazhdojnë punën për zhbllokimin e sipërfaqeve të zëna me ujë, në lagjet e plazhit dhe ato të Shkozetit.
BERAT
Rreshjet e mëdha të shiut të rëna me mjaft intensitet gjatë dites sotme kanë përmbytur për minuta të tëra rrugët e qytetit të Beratit. Shiu ka përmbytur rrugën kryesore të lagjes “30-vjetori”, kthesës përpara gjykatës së këtij qyteti, rrugën kryesore të lagjes “ 22 Tetori”, si dhe qendrën e qytetit të Beratit. Bllokimi i kanaleve të ujërave të larta janë bërë sërish shkak që uji të vërshojë në rrugë, duke përfunduar në disa pjesë të rëndësishme të aksit Uznovë- Kombinat dhe në trotuare.
Tregtarët ambulantë të këtij qyteti, si dhe drejtuesit e mjeteve kanë qenë të parët që janë përballur me vërshimin e menjëhershëm të ujit pas bllokimit të pusetave të ujërave të larta. Vetëm pasi kanë pushuar reshjet e shiut situata është normalizuar, ndërkohë që ky është një problem i njohur në këtë qytet sa herë që ka rreshje shiu me intensitet.
SHKODER
Reshjet e ditëve të fundit kanë sjellë pasigurinë nga përmbytjet tek banorët e Obotit në komunën e Anes së Malit. Ata shprehin shqetësimin e tyre, pasi niveli i ujit është në rritje duke rrezikuar jo vetëm tokat bujqësore por dhe banesat. Këta banorë bëjnë apel për marrjen e masave duke qenë se janë të paralajmëruar për prag-emergjencën.
Deri në këto momente vërshimi i Lumit Buna ka përfshirë disa hektarë të tokës bujqësore, ndërkohë që me dhjetëra familje flenë me frikën e përmbytjeve. Fshati i Obotit gjatë përmbytjeve të fundvitit 2010 dhe fillimvitit 2011 ka qenë një nga zonat më të përmbytura në rrethin e Shkodrës ku dëmet kanë qenë shumë të mëdha. Megjithatë tashmë përveç mungesës së dëmshpërblimit, banorët bashkëjetojnë edhe me frikën e përmbytjes.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com